KQZ: Gjithçka gati për zgjedhjet në Podujevë, s`ka rrezik nga koronavirusi

Aktuale

KQZ: Gjithçka gati për zgjedhjet në Podujevë, s`ka rrezik nga koronavirusi

Më: 13 mars 2020 Në ora: 10:50
KQZ

(E plotësuar) - Komision Qendror Zgjedhor, ka mbajtur mbledhjen e radhës për zgjedhjet në Podujevë. Aty u konstatua se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për parandalimin e koronavirusit dhe se nuk ka asnjë arsye për anulimin e zgjedhjeve.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka tha se i kanë zbatuar të gjitha rekomandimet e IKShP-së kundër koronavirusit dhe se nuk ka ndonjë shqetësim deri në këto momente.

Ajo kërkoi nga qytetarët që të mos shkojnë në grupe për të votuar, por të mundohen të shkojnë në masa më të vogla.

Daka: Do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme

“Me qenë se deri më tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar, megjithatë kemi konsideruar që nuk ka nevojë për ndonjë panik dhe për ndonjë shqetësim të madh. Ne do t’i ndërmarrim të gjitha masat e nevojshme sipas udhëzimeve të IKShP-së. Inkurajoj më të gjithë qytetarët që mos të vijnë në turma të mëdha, Qendra të Votimit për arsye të parandalimit. Përndryshe nuk ka asnjë çështje tjetër që do të na shqetësonte ditën e zgjedhjeve”, tha ajo.

Kryeshefi ekzekutiv i sekretariatit të KQZ-së, Yll Buleshkaj, tha se materialet e ndjeshme janë transportuar në depon komunale në Podujeve, ndërsa nesër do të barten fletëvotimet.

Edhe ai tha se janë marr të gjitha masat parandaluese.

Buleshkaj: Kemi bërë përgatitjet për masa mbrojtëse shtesë

“Materialet e ndjeshme janë transportuar në depon komunale në Podujevë, ndërsa nesër do të barten edhe fletëvotimet nga depoja jonë për në Podujevë. Të gjitha përgatitjet janë kryer. Gjithçka është në rregull. Ne kemi kontaktuar edhe MSh-në në lidhje me shqetësimet e ngritura me vendimin e qeverisë dhe ne si sekretariat jemi duke i zbatuar në përpi këri udhëzimet e MSh-së. Kemi bërë përgatitjet për masa mbrojtëse shtesë për stafin tonë dhe të tjerët nëpër qendra të votimit. Është rekomanduar të ketë dezinfektantë të duarve”, tha ai.

Në këtë mbledhje u akredituan edhe vëzhguesit si dhe mediet që do të përcjellin procesin zgjedhor.

**

KQZ (Drejtpërdrejt)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat