Agim Bahtiri ka një thirrje për Goran Rakiq

Aktuale

Agim Bahtiri ka një thirrje për Goran Rakiq

Nga: G.B Më: 13 mars 2020 Në ora: 12:37
Agim Bahtiri

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka bërë thirrje kryetarit të komunës së Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që mos të pengojë kryerjen e punimeve në rregullimin e hapësirave pranë lumit Ibër, sepse ky është projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Rakiq ka kërcënuar inspektorët dhe policinë dhe këtë nuk mund ta bëjë pasi është tokë e Kosovës.

Ai i ka kërkuar edhe që mos të keqinformojë bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me procesin e rregullimit të lumit Ibër, pasi që ai është në kontakt direkt me gjithë faktorin relevant vendor e ndërkombëtar dhe se ai nuk do të lejojë kurrfarë dezinformimi.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Kërkoj nga kryetari i komunës të Mitrovicës së veriut, Goran Rakiq, që mos të pengoj kryerjen e punimeve në rregullimin e hapësirave pranë lumit Ibër, sepse ky është projekt i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe i përkrahur nga Bashkimi Evropian.

Rakiq nuk mund të kërcënoj me inspektorë dhe polici, sepse kjo është tokë e Kosovës dhe ai nuk mund të sillet si kryetar i një komune të Serbisë, pasi që është kryetar i një komune të Republikës së Kosovës. Pra, ai duhet të heq dorë nga pengimi i punëve, sepse nuk e kemi ndërmend t'i ndalim punimet.

Po ashtu kërkoj nga Rakiqi që mos ta keqinformoj bashkësinë ndërkombëtare në lidhje me procesin e rregullimit të lumit Ibër, pasi që unë jam në kontakt direkt me gjithë faktorin relevant vendor e ndërkombëtar dhe nuk do të lejoj kurrfarë dezinformimi.

Ministria e Mjedisit duhet t'i dërgoj inspektorët e tyre në mbikëqyrje të punimeve dhe lehtësim të punëve, pasi që toka ku po realizohet projekti është e tyre dhe financimi i projektit bëhet nga ta.

Njëkohësisht i kërkoj ministrit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të ndërmerr veprime ligjore që policia të mos i pengoj punimet me urdhra politik që vijnë nga Beogradi. Po ashtu, kërkoj nga Kryeministri i Qeverisë së Kosovës që të ndërmerr hapat e nevojshëm institucionet për të mundësuar zhvillim normal të punimeve.

AB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat