Kërkohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Aktuale

Kërkohet shpallje e gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

Më: 14 mars 2020 Në ora: 17:02
Meliza Haradinaj

Këshilltarja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, Meliza Haradinaj, i ka kërkuar Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit Albin Kurti që të shpallin gjendjen e jashtëzakonshme.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haradinaj ka thënë se në Kosovë, me kapacitetet e kufizuara mjekësore, veç preventiva parandalon rrezikun nga kolapsi mjekësor e fataliteti njerëzor.

Sipas saj, furnizimi me materiale mbrojtëse mjekësore për QKUK, Klinikën Infektive, dhe punëtorët shëndetësorë e të sigurisë duhet të jetë prioritet i prioriteteve. Ka thënë se shteti të jetë afër qytetarëve në nevojë financiare.

“Shteti të jetë afër qytetarëve në nevojë financiare, dhe të ketë parasysh që qytetarë të shumtë janë në marrëdhënie huamarrjeje me banka, shumica nuk kanë kursime, dhe mbijetojnë nga muaji në muaj me pagë mujore, e tani as atë mesiguri s’do ta marrin”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat