​KFOR-i është i gatshëm t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës

Aktuale

​KFOR-i është i gatshëm t’u dalë në ndihmë qytetarëve të Kosovës

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:01
Foto ilustrim

Gjatë ditës së sotme ministri i Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, Agim Veliu ka zhvilluar bisedë telefonike me komandantin e KFOR-it në Kosovë gjenarl major Michele Risi, ku diskutuan për gjendjen e krijuar në vend pas konfirmimeve të rasteve të para të prekura me Corona Virus.

Komandanti i KFOR-it gjenarl Major Michele Risi, ka njoftuar ministrin Veliu, që KFOR-i, ka ndërmarr të gjitha masat e duhura për parandalimin e përhapjes së këtij virusit, tek ushtarët dhe personeli dhe se me kujdes po e përcjellin situatën.

Ministri Veliu e falënderoi komandantin e KFOR-it Gjenarl Major Michele Risi, për masat që i ka ndërmarr duke respektuar vendimet e institucioneve të Kosovës për masat parandaluese të Corona Virus COVID-19.

Siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administruarës Publike, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që institucionet e sigurisë së Kosovë s do t’i bashkërendojnë aktivitetet me trupat e KFOR-it në Kosovë për të menaxhuar situatën e krijuar.

Komandanti i KFOR-it, gjithashtu shprehu gatishmërinë që trupat e KFOR-it janë në dispozicion dhe gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë popullit të Kosovës.

Ministri Veliu dhe komandanti i KFOR-it u pajtuan që të mbajnë kontakte të vazhdueshme dhe të bashkëpunojnë ngushtë ditët në vijim në mënyrë që të koordinojnë përpjekjet për të menaxhuar situatën dhe ndihmuar institucionet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat