E konfirmon Qeveria: Malisheva është në karantinë

Aktuale

E konfirmon Qeveria: Malisheva është në karantinë

Më: 14 mars 2020 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Malisheva nga sonte do të jetë në karantinë për shkak se një 37-vjeçare nga fshati Bubavec i kësaj komune ka rezultuar pozitive me koronavirus.

Po ashtu, kontigjentet e para me rezerva mjekësore janë tanimë në Viti dhe Klinë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë thirrje qytetarëve të këtyre tri komunave që të kenë besim se do ta kenë mbështetjene e plotë nga niveli qëndror qeverisës.

“Eshte tejet e rendesishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne teresi ne menyre qe demet te jene sa me te vogla dhe koha me e shkurter ne dajle nga kjo situate”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Avdullah Hotit:

Qe nga mbreme Vitia dhe Klina, e nga sonte edhe Malisheva, jane ne karantine. Gjate kesaj kemi qene ne kontakt me strukturat lokale. Sot kontigjentet e para me rezerva mjekesore i nisem per Viti dhe Kline.

Qytetaret e Vitise, Klines, e tash edhe te Malisheves, si dhe struktura udheheqese atje, Kryetari Haliti, Kryetari Elezaj e Kryesuesi Gashi, Kryetari Begaj, te jene besimplote se do jemi ne mbeshtetje me krejt fuqine.

Eshte tejet e rendesishme qe masat restriktive nga Qeveria te respektohen ne teresi ne menyre qe demet te jene sa me te vogla dhe koha me e shkurter ne dajle nga kjo situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat