Hamza: Partnerët e koalicionit e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine

Aktuale

Hamza: Partnerët e koalicionit e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine

Më: 15 mars 2020 Në ora: 12:49

(E plotësuar) - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza në një konferencë për media, tha se dje në një seancë të jashtëzakonshëm, me një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit kanë aprovuar një ligj mjaft të rëndësishëm për vendin, siç është buxheti 2020.

Ish-ministri i Financave theksoi se derisa kanë qenë në Grupet Parlamentare duke diskutuar, pozita kanë shfrytëzuar situatën dhe në mënyrë klandestine e kanë futur buxhetin për votim.

Sipas tij, as deputetët e opozitës dhe as ata të pozitës nuk kanë pasur mundësi të japin ndonjë mendim lidhur me dokumentin që kanë sjellë, prandaj, kërkesa ka qenë t’iu mundësohet deputetëve të kenë projektligjin dhe të punojnë të paktën për një ose dy ditë.

Hamza: Dje nuk i kanë pasur numrat që ta fusin buxhetin në procedurë

“Ata dje nuk i kanë pasu r numrat që ta fusin buxhetin në procedurë sepse për futje të buxhetit si pikë e rendit ka pas nevojë që të ketë shmangie prej procedurës dhe kjo bëhet me 2/3 e votave të deputetëve prezent në Kuvend. Si parti opozitare duke mos dashur ta pengojmë këtë proces edhe pse koalicioni qeverisës është përgjegjës me vonesat e paarsyeshme në krijimin e institucioneve, ne si Parti Demokratike kemi pranuar rezultatin zgjedhor dhe me asnjë veprim tonin ne nuk e kemi interferuar dhe nuk e kemi penguar krijimin e koalicionit”, tha Hamza.

Deputeti nga radhët e PDK pati vërejtje në seancën e cila u mbajt në orët e para të së dielës, ku u miratua paraprakisht edhe rezoluta për bisedime me Serbinë.

Hamza: Buxhetin e trafikuan, votuan një rezolutë në kundërshtim me Kushtetutën

“Këta e trafikuan buxhetin, në mënyrë klandestine duke pamundësuar edhe alternativat dhe çd o propozim tjetër opozitës. Për me parë që seanca e djeshme nuk ka qenë për buxhetin, vetëm me qëllimin që buxhetin ta trafikojnë dhe ta kalojnë në mënyrë klandestine, e vërtet edhe fakti se këta dje në seancë e futen edhe një Rezolutë. Dhe votuan një rezolutë që është bukur vështirë edhe për qytetarët edhe për neve që merremi me politikë, që kanë rënë deri në këtë nivel që mendojnë që Kushtetutën këta e ndërrojnë me rezolutë. Po s’ndërrohet Kushtetuta me rezolutë. Kushtetuta ka përcaktua rolin, përgjegjësinë e secilit institucion”, tha Hamza.

Për më shumë, PDK propozon që në këtë situatë me koronavirus, mjekëve dhe infermierëve t’iu ngritën pagesat dhe të stimulohen. Hamza po ashtu fajëson Qeverinë se nuk janë përgatitur me kohë për betejën me Covid-19.

Hamza: Propozojmë ngritje e pagave për mjekë dhe infermierë

“Këta kanë deklaruar që i kanë ndarë dhjetë milionë euro, ne themi se janë pak. Ne vlerësojmë çdo masë që e kanë marrë, mirëpo ne mendojmë që janë vonuar. Është dashur të intervenohet shumë më herët s’e koronavirusi është shfaqur në Kinë para sa kohe. Është dashur me qenë tepër të pa dijshëm me besuar që koronavirusi nuk vjen në Kosovë. Ndërsa, tash koronaviryuesi nuk mund të luftohet vetëm me masa administrative, ka nevojë për menaxhim të situatës. Ka nevojë për më shumë shtretër, ka nevojë për më shumë hapësirë, për më shumë pajisje dhe mbi të gjitha ne propozojmë që mjekëve, infermierëve të cilët janë në linjën e parë t’iu ngritën pagesat dhe të stimulohen”, deklaroi Hamza.

Në fund shefi i GP të PDK-së, po ashtu theksoi se buxheti 2020, nuk i adreson nevojat e qytetarëve, sipas të cilit, nuk ka mjete për rritje të pensioneve, as për çështje sociale. Sipas tij, ka një shpërputhje totale, me atë çka janë deklaruar partitë në fushatë zgjedhore.

Po ashtu, ai tha se në buxhetin e këtij viti nuk ka shtesa për fëmijë, nuk ka subvencion për kredi në bujqësi, nuk ka rritje të pensioneve për kategoritë e dala të luftës, as për shërbimin ushtarak, nuk ka buxhetim, si dhe Ligji për pagat, nuk është paraparë me këtë buxhet. 

***

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza tha se dje në një seancë të jashtëzakonshëm, me një procedurë të pazakonshme, partnerët e koalicionit kanë aprovuar një ligj mjaft të rëndësishëm për vendin.

Ish-ministri i Financave tha se kërkesa e tyre ka qenë t’iu mundësohet deputetwve të kenë projektligjin dhe të punojnë të paktën për një ose dy ditë që mandej të diskutohet.

Sipas Hamzës, partitë në pushtet në mënyrë klandestine e kanë trafikuar buxhetin 2020.

Ai tha se buxheti nuk i adreson nevojat e qytetarëve.

“Nuk ka mjete për rritje të pensioneve, as për çështje sociale. Ka një shpërputhje totale, me atë çka janë deklaruar në fushatë zgjedhore. Nuk ka shtesa për fëmijë. Nuk ka subvencion për kredi në bujaqsi. Nuk ka rritje të pensioneve për kategoritë e dala të luftës. As për shërbimin ushtarak, nuk ka buxhetim. Ligji për pagat, nuk është paraparë me këtë buxhet”, tha ai.

“Këta e trafikuan buxhetin në mënyrë klandestine, duke i pamundësuar alternativat e opozitës. Jo vetëm që buxhetin ta trafikojnë, vërteton fakti se e votuan edhe një rezolutë për bisedime me Serbinë”, tha Hamza.

Për më shumë, PDK propozon që në këtë situatë me koronavirus, mjekëve dhe infermierëve t’iu ngritën pagesat dhe të stimulohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat