Gjendja shëndetësore e 5 të infektuarve me koronavirus është stabile

Aktuale

Gjendja shëndetësore e 5 të infektuarve me koronavirus është stabile

Më: 15 mars 2020 Në ora: 18:49
Foto ilustrim

Të infektuarit nuk kanë nevojë për terapi shtesë Infektologu në Klinikën Infektive, Valbon Krasniqi tregoi se gjendja shëndetësore e 5 pacientëve të infektuar me koronavirus që po trajtohen në Klinikën Infektive në QKUK, është stabile.

“Nuk kanë nevojë për terapi shtesë, përveç atyre që merren, ky i moshuari 77 vjeçar herë pas here ka nevojë për oksigjen. Ndërkaq, 4 personat tjerë nuk kanë nevojë në këto momente për terapi shtesë dhe oksigjen”, tha Krasniqi. Deri tani në Kosovë pesë raste janë konfirmuar me koronavirus.

Më 13 mars komuna e Vitisë dhe Klinës janë vendosur në karantinë, ndërsa mbrëmë edhe komuna e Malishevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat