​Shtyhet afati për komente për draft-rregulloren për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele

Aktuale

​Shtyhet afati për komente për draft-rregulloren për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele

Më: 16 mars 2020 Në ora: 13:33
Foto ilustrim

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), në mbledhjen e mbajtur më 31 janar 2020, pati aprovuar për dëgjim publik draft-rregulloren për shpërndarjen e ofruesve të shërbimeve mediale audio dhe audiovizuele dhe periudha e hapur për komente publike ka qenë prej datës 3 shkurt deri më 18 mars 2020.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar me koronavirus në Kosovë dhe shpalljen e gjendjes emergjente në shëndetin publik nga Ministria e Shëndetësisë, KPM me qëllim që t’iu ofrojë mundësi shtesë për të gjitha palët e interesuara të japin komentet me shkrim, ka marrë vendim për zgjatjen e këtij afati deri më 30 prill.

KPM fton përfaqësuesit e shërbimeve mediale audio-vizuele dhe palët e tjera të interesuara, që komentet e tyre me shkrim t’i dërgojnë përmes e-mailit: [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat