Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja në Kosovë - Bota Sot
Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja në Kosovë

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë paralajmëron masa të reja në Kosovë

Më: 16 mars 2020 Në ora: 15:05
Ministria e Shëndetësisë

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia mbajti sot një takim me drejtues të institucioneve shëndetësore dhe përfaqësues të organizatave të komunitetit mjekësor. Në këtë takim, sic njofton MSH, janë dhënë rekomandime lidhur me situtatën në vend për shkak të virusit covid-19, dhe priten në merren masa të tjera.

Në këtë takim i pranishëm ishtë edhe zv/ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, z. Xhelal Sveçla.

Gjatë këtij takimi u diskutua për situatën në terren pas shpalljes së gjendjes emergjente nga ana e Qeverisë së Kosovës, me rekomandim të Minsitrisë së Shëndetëisisë.

Në takim u dhanë disa rekomandime nga ana e profesionistëve shëndetësorë, të cilat më pas u klasifikuan se si duhet proceduar në situatë emergjente në mënyrë që të institucionet të jenë më efikase në zbatim të Planit të Veprimit.

Me qëllim të koordinimit në këtë takim u diskutua edhe për  hierarkinë e strukturave vendimmarrëse si dhe riorganizimin dhe sistematizimin e punonjësve shëndetësor në përputhje me situatën e krijuar dhe nevojat emergjente.

Ministri Vitia i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve dhe organiztave shëndetësore me nje varg masash të cilat tashmë janë ndërmarrë nga Ministria e Shëndetëisë pasi që ato janë aprovuar paraprakisht nga Komitetit për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës Emergjentë lidhur me virusin Covid-19.

Në këtë takim është propozuar që të këtë lehtësime për stafin mjekësor më të moshuar; të inkuadrohen vullnetarët që kanë shprehur gatishmërinë, organizimi i ekipeve mobile për vizita të qytetarëve që kanë shenja të dyshimit në COVID-19, furnizimi me materiale mbrojtëse i zonave ku janë ndaluar hyrje-daljet, etj. 

Këto dhe masat e tjera të dakorduara njëzëri në këtë takim i cili do të koordinohet si një trup i vetëm në mbrojte të shëndetit të popullatës, do të publikohen pasi që ato të aprovohen nga Komiteti për Menaxhimin e Emergjencave, pjesë e të cilit janë të gjitha institucionet relevante.

Ndërsa, më pas do t’i adresohen Komisionit të Veçantë të udhëhequr nga Kryeministri i Republikës së Kosovës.​

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat