Të rejat nga burri dhe gruaja që erdhën nga Franca në Kosovë, njëri kishte ethe e temperaturë

Aktuale

Të rejat nga burri dhe gruaja që erdhën nga Franca në Kosovë, njëri kishte ethe e temperaturë

Më: 17 mars 2020 Në ora: 07:09
Ilustrim

Dy raste të reja janë pranuar në Klinikën Infektive të Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Lajmin për media e ka konfirmuar infektologu Salih Ahmeti.

Bëhet fjalë për një çift nga komuna e Deçanit që kishin ardhur para katër ditësh nga Franca.

Sipas Ahmetit një femër 23 vjeçare ka ardhur me simptoma më të theksuar si: Kollë, ethe, temperaturë.

Kurse bashkëshorti i saj nuk ka pasur simptoma.

Atyre u janë marrë mostrat dhe do të testohen për të parë nëse rezultojnë me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat