Mësimi online, Bajrami: Kemi filluar xhirimin e orëve të mësimit, në dispozicion një kanal i RTK-së

Aktuale

Mësimi online, Bajrami: Kemi filluar xhirimin e orëve të mësimit, në dispozicion një kanal i RTK-së

Më: 17 mars 2020 Në ora: 22:31
Hykmete Bajrami

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Hykmete Bajrami tha se po punohet për të filluar mësimin online.

Bajrami në RTV Dukagjini deklaroi se dëmet në arsim si pasojë e koronavirusit do të jenë të pariparueshme.

Ajo thotë se shpresojnë në përmirësimin e kohës dhe uljen e rasteve të prekura me virus në mënyrë që të fillojë normalisht mësimi.

“Ne e kemi dhënë datën 27 mars si datë kur do të rifillojë mësimi, por kjo nuk dihet”.

Ministrja e Arsimit tha se po bëhen disa përgatitje për mësim online, por sipas saj as kjo nuk do ta zëvendësojë mësimin e humbur.

“Po punojmë me një ekip të MASHTI-it për mësimin online. Deri tash kemi pasë në dispozicion një platformë e dizajnuar disa vite më parë, por nga viti 2017 ajo platformë nuk është përdorur më, pra platforma është boshe”.

Bajrami thotë se ka gatishmëri nga kompani private, por asnjëra nga to nuk i ka materialet për të gjitha klasat.

Ajo thotë se për momentin janë duke i xhiruar materialet mësimore për t’u përgatitur për mësim online.

“Për momentin kemi në dispozicion një kanal të RTK-së, por jemi duke punuar për një webfaqe të veçantë që materialet të jenë në disponim edhe kur nuk janë në transmetim në RTK”, tha ndwr tw tjera Hikmete Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat