Këshilltari i Kurtit thumbon LDK-në: Kush do t’i ndihmojë Thaçit të futet në lojë?

Aktuale

Këshilltari i Kurtit thumbon LDK-në: Kush do t’i ndihmojë Thaçit të futet në lojë?

Më: 18 mars 2020 Në ora: 00:44
Elvis Hoxha dhe Albin Kurti

Këshilltari i Lartë Politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti – Elvis Hoxha nëpërmjet një postimi në Facebook ka komentuar propozimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë pas situatës së krijuar si shkak i koronavirusit.

Hoxha ka thënë se kjo është mundësi e Thaçit për të hyrë në lojë, dhe ka pyetur se kush do e ndihmojë ta bëjë këtë gjë.

Hoxha po ashtu ka thënë se gjendja e jashtëzakonshme e vendos në paragjykim sovranitetin e shtetit.

Sipas tij, ushtria në gjendje të jashtëzakonshme nuk është mbrojtëse së jashtmi, por zotruese së brendshmi.

Ky është postimi i tij:

Thaçi e gjeti një mundësi për të hyrë në lojë. Kush do e ndihmojë që ta bëjë një gjë të tillë? Janë 19 të testuar pozitivë. 6 prej tyre janë nisur në shtëpi. Asnjë prej tyre në rrezik jete. Por dikush kërkon ta përdorë këtë gjendje, ndaj dhe i duhet ta quajë të jashtëzakonshme.

Cilido që do ta ndihmojë këtë shtetrrethim, natyrisht që nuk i ka qëllimet të qarta në lidhje me sovranitetin e Kosovës. Asnjë shtet serioz nuk shkon në gjendje të jashtëzakonshme kaq lehtë. Gjendja e jashtëzakonshme e vendos në paragjykim sovranitetin e shtetit.

Ushtria nuk është me mbrojtëse së jashtmi, por zotëruese së brendshmi.

Përkundrazi, qeveria e Kosovës mori përgëzime të shumta për trajtimin shumë të kualifikuar. Mjekët kanë qenë në lartësinë e detyrës së tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat