Pasi inicuan mocionin për rrëzimin e Kurtit: Agim Veliu thotë se vendi duhet të ketë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse

Aktuale

Pasi inicuan mocionin për rrëzimin e Kurtit: Agim Veliu thotë se vendi duhet të ketë një qeveri teknike gjithëpërfshirëse

Më: 18 mars 2020 Në ora: 21:22
Agim Veliu

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka komentuar shkarkimin e tij nga kryeministri Albin Kurti. Ai e ka quajtur Kurtin mashtrues dhe ka thënë se shkarkimi i tij është qyqar.

‘’Lajmin e kam marrë vesh nga mediet. Ka qenë veprim tinëzar i tij i cili mendoj se është i dëmshëm për vendin në radhë të parë dhe për situatën në të cilën kosova gjendet’’, ka thënë Veliu.

Veliu ka konfirmuar se kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka votuar kundër mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.

Ai ka treguar raportet e tij me Kurtin gjatë kohës sa kanë qenë në qeveri dhe ka thënë se Kurtit i mungon guximi.

‘’Kam pasur komunikim normal me kryeministrin e Kosovës kam pasur dy-tri takime kokë me kokë me të dhe kam pasur komunikim përmes lidhjeve tjera dhe kam apsur komunikim normal deri në momentin kur është emëru zëvdendësministri i parë zotëri Svecla. Astaj nuk kam pasur fare komunikim pasi pastaj ka lindur një ekskomunikim mes atyre duke më anashkaluar. Kam pasur raporte normale dhe kam pasur takime normale kam pritur të krijohet kabineti dhe të ndahen detyrat dhe me pas komunikim normal dhe takime të rregullta. ‘’

‘’Në një takim i ka tërhequr vërejtjen për ekskomunikim që po bëhet dhe i kam thënë që është i dëmshëm për Republikën e Kosovës pasi dihen rregullat e komunikimit në një qever normale. Ai sigurisht i ka pasur qëllimet e tija prej fillimit jam tepër i lumtur që kam pasur rast të punoj këto ditë në qeveri dhe të testoj guximin e kurtit. Pasi në takimet kokë me kokë kam propozuar disa vendime për të cilat ai nuk ka pasur guxim dhe është një mashtrues tipik. Ditëve në vijim do të deklarohem për këto cështje. Për këtë unë kam komunikime edhe nëpërmes telefonit, sigurisht do ti bisedojmë’’.

Ai thotë edhe se qeveria nuk po lufton pandeminë dhe se vendimet kanë qenë të gabuara. Veliu thotë se e gjithë puna që është bërë këto ditëve të fundit është se Kurti e ka bërë testin e koronavirusit, gjë të cilën Veliu e ka quajtur të dhimbshme.

‘’Për mendimin tim do dëshiroja të kishim një qeveri teknike me gjithpërfshirje ku secila parti do përfaqësohej dhe të caktohej një datë optimale për zgjedhje. Aty në qeveri do ishte edhe Kurti. Qeveria do të merrte vendime shumë të rëndësishme për vendin sikur largimi i taksës dhe kalimi i situatës me epidemi’’.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat