Koha është e Albinit, mos e rrënoni vendin

Aktuale

Koha është e Albinit, mos e rrënoni vendin

Nga: G.B Më: 19 mars 2020 Në ora: 09:52
Albin Kurti

Ish deputeti Labinot Tahiri, ka thënë se është koha e Albin Kurtit dhe që mos ta rrënojnë vendin, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook, ai i ka thënë Kurtit qofsh faqebardhë, duke shtuar se Kosova po trajtohet si njerkë dhe jo si nënë.

Postimi i tij i plotë:

KOHA ËSHTË E ALBINIT MOS E RRËNONI VENDIN!

Mirëmengjesi!

Derisa nuk vje koha në Kosovë, kur ne të themi për Kosovën e bej këtë apo atë, e jo për individin, ateherë këtu nuk ka as bashkim dhe as shpëtim, lerë më BEREQET!

Këtu për një PLESHT( MORR) kallet katuni e harrohet kush jeton në katund, a vuan ndonjë familje nuk i intereson askujt se a është dikush i sëmuar rrallë kush e mendon nga klasa politike!
Këtu funksionon gjithçka si ajo thënja: mua mu kall bishti, dua ta kalli krejt katunin!

Eh Kosova sot, në sytë e politikës, nuk është më si NANË që ka qenë!
Sot më shumë e trajtojnë si njerkë!

I rëndë është fakti, kur mundohesh për të mirë, e të gjuhen të gjithë në shpinë me etiketimim si i keq!!!

E kam pêrjetuar Z kryeministër Albin Kurti!

Zoti të ndihmoftë e qofsh faqebardhë!

Vazhdojmë qytetarë të dashur ti kryejm detyrat tona me shpêrndarjen e ushqimeve dhe veshmbathjeve, maskat etj! Për ti'u ndihmuar qytetarëve në betejën kundër Korona Virusit!

Labi-Ferizaj Kosovë e Shqipërisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat