Presidenti i vendit bisedë telefonike me Erdogan, tregon çka biseduan

Aktuale

Presidenti i vendit bisedë telefonike me Erdogan, tregon çka biseduan

Nga: A.SH Më: 19 mars 2020 Në ora: 18:29
Hashim Thaçi dhe Recep Tayyip Erdogan

Presindenti i vendit, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Ai ka treguar se me Erdoganin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19.

Ai me tej tregon se, Presidentin Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës.

Postimi në Facebook:

Sapo përfundova një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, mikun tim dhe të popullit të Kosovës, Recep Tayyip Erdogan. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve për tejkalimin e kësaj situate dhe luftimin e pandemisë COVID-19. Presidentit Erdogan i kërkova mbështetje medicionale, logjistike dhe teknike për ta luftuar në mënyrë më efektive këtë pandemi dhe për ta mbrojtur më mirë popullin e Kosovës. Presidenti Erdogan u zotua se gjithçka që Turqia ka në dispozicion do të jenë në shërbim edhe të popullit të Kosovës. Gjithmonë mirënjohës për mbështetjen e Presidentit Erdogan dhe popullit turk. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat