Ky është premtimi i fundit i Albulena Haxhiut

Aktuale

Ky është premtimi i fundit i Albulena Haxhiut

Më: 19 mars 2020 Në ora: 20:02
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, sot gjatë ditës ka vizituar depon e pranimit, ruajtjes së vlerës dhe shitjës së pasurisë të konfiskuar, ku tha se kishte mungesë të infrastrukturës dhe si ministre e Drejtësisë do të intervenojë për eliminimin e problemeve.

Haxhiu ka deklaruar që konfiskimi i aseteve dhe mosshitja e tyre me kohë ka bërë që vlera e tyre të bie dukshëm.

“Si Ministre e Drejtësisë, në një afat sa më të shkurtër do të intervenojmë në eliminimin e problemeve të cilat i identifikuam, duke bërë që asetet e konfiskuara të menaxhohen, mirëmbahen, shiten dhe të shfrytëzohen në të mirë të interesit të përgjithshëm”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë:

Sot, së bashku me stafin tim, vizituam depon e pranimit, ruajtjes së vlerës dhe shitjes së pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.

Nga kjo vizitë, u informuam me mungesën e infrastrukturës së depos që nga mbulimi e deri te asfaltimi i saj.

Një investim tejet modest në infrastrukturën e depos përkatëse do të bënte që vlera e aseteve të luajtshme, të konfiskuara të ruhet dhe mbrohet nga dëmtimet atmosferike të cilat do të mund të përktheheshin në rritje të vlerës monetare gjatë shitjes së tyre.

Gjithashtu kuptuam që numri i aseteve të konfiskuara dhe mosshitja e tyre me kohë ka bërë që vlera e tyre të bie dukshëm. Poashtu vërejtëm që mjetet e konfiskuara përveç që nuk janë shitur me kohë, nuk i janë dhënë as institucioneve përkatëse në shfrytëzim të cilave sado pak do t'ia lehtësonte ekzekutimin e obligimeve përkatëse që dalin nga legjislacioni në fuqi.

Si Ministre e Drejtësisë, në një afat sa më të shkurtër do të intervenojmë në eliminimin e problemeve të cilat i identifikuam, duke bërë që asetet e konfiskuara të menaxhohen, mirëmbahen, shiten dhe të shfrytëzohen në të mirë të interesit të përgjithshëm.

Gjithashtu do të të kërkojmë përgjegjësi për zhvlerësimin e vlerës së aseteve si pasojë e mosmenaxhimit adekuat nga personat përgjegjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat