Haradinajt i vjen thirrja nga Amerika: Mos iu bashko mocionit vet-shkatërrues Veliu & Co

Aktuale

Haradinajt i vjen thirrja nga Amerika: Mos iu bashko mocionit vet-shkatërrues Veliu & Co

Nga: A.Zh Më: 19 mars 2020 Në ora: 20:44
Ramush Haradinaj

Analisti politik në Amerikë, që njihet për qëndrime të afërta me Lëvizjen Vetëvendosje Bleron Baraliu, i ka kërkuar kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt, që të mos e përkrah rrëzimin e Qeverisë.

Baraliu ka thënë se nuk ekziston asnjë bazë morale, logjike dhe as politike që Haradinaj t’i bashkohet mocionit “vet-shkatërrues të Veliut & co”, përcjell Bota sot.

Sipas tij, Qeveria nuk po bie, por po bie LDK-ja dhe Haradinaj “nuk bën të bëhet viktimë e tyre”.

Postimi i Baraliut pa ndërhyrjen e redaksisë:

Respekti im per Ramush Haradinaj sot ka pesuar nje goditje dramatike. Nuk ekziston asnje baze morale as logjike, se lere me politike, qe t'i bashkohet mociomit vetshkaterrues te Veliut & co.

Le te jemi te qarte: qeveria nuk bie, por LDK po - dhe Ramushi nuk ben te behet viktime e tyre. Psh. nuk ka gjasa qe Kadri Veseli te beje nje gafe te tille dhe votoj per rrezim, sikur as Vjosa + 7 deputete te brezit te ri.

Ramush, degjoje mikun tend, heq dore nga rrezimi i shtetit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat