Çun Lajçi: Albin, përulju Isës se korbat mezi presin me krrokatë, harroje Agimin...

Aktuale

Çun Lajçi: Albin, përulju Isës se korbat mezi presin me krrokatë, harroje Agimin...

Nga: G.B Më: 20 mars 2020 Në ora: 13:18
Çun Lajçi

Aktori Çun Lajçi ka reaguar ndaj situatës politike në vend,

Përmes një postimi në Facebook, ai i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë se në një letër i kishte thënë që të mos i përkulet Isës, por që sot i thotë përulju, sepse korbat mezi presin me krrokatë, përcjell Bota sot.

Ai i ka thënë që ta kthejë Veliun si ministër e të mos i sakrifikojë Vjosën, Lumirin, Vlorën e Avdullahun.

"Thirre Isën nëse je Koha e Re Albin!" ka shkruar ndër të tjera aktori.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Albin

Ka shumë muaj që shkruaj, nga dhimbja përsonale, e nga mungesa e skenës, ku i lashë jo ma pak se 200 role.
Shkruej, e s'di çka them, se s'mora vesh kurrë ç'asht politika!
Por, rrethanat po m'detyrojnë. E tash edhe karantina!
Ti, s'i ke lexua shkrimet e mia. Sigurisht as Isa e Ramushi.Hashimi po!
Iu kam randua shumë, të gjithve. Bile, ne dy letrat e shkurtit, kur mushknitë e bardha na i batë t'zeza, me at dreq kualicioni ( e ma mirë paska pasë qenë t'mos bahej) kam shkretnua krejt "O allamani nanën ua shiloftë bre, po lidhuni ma"
Prej zemrës plast kam shkrua, jo pse nuk iu dua. E kam mallkua sa e sa herë Ramushin ( ani pse e dua mbi të gjithë juve) për Çakorrin, por prap kam ra n'mendime e kam thanë: S'e kanë leht, deri sa t'iu rrin kaçubeti mbi krye!
Albin
T'kam thanë ne nji letër "mos iu përkul Isës" por sot po t'them: Përulju, se korbat menzi presin me krrokatë!
Përbije fjalën për hirë t'Kosovës e popullit të ngujuem! Harroje Agimin, ai jeton me t'kaluemën, ti jeto me neve, me të tashmën - me popullin e dergjaft nga nji virus!
Njiherë jam hip mbi kabinën e nji kamioni me ty, ne nji protestë, sepse m'pelqente me i rrëzua kamionat me mallna t'Serbisë, por nuk kam mujtë mos me shkrua edhe për Rugovën, heroizmin e Ramushit, Luanit, Shkelzenit, Zahirit, e mbi t'gjitha për Jasharajt! Ishte realitet, e mjerë ai që e shtrembnon!
Për ty kam shkrua dhe shkruej, sepse je Koha e Re e ne pleqtë boll kemi ditë, duhet të dini edhe ju! Harroje Çunin e Isën, pleqtë ngutën ma zi se fëmijët, dhe vështirë e kanë t'riut me i kërkua t'falun!
Fale ti për mua. I madhi e thërret t'voglin, ke harrua? Thirre dhe i thuej: U nguta me Agimin, për hirë të s'mundjës që e dërgoi Zoti, e për hirë të popullit, ma kthe Agimin ku ishte, dhe t'vazhdojmē rrugëtimin deri t'dalim nga birucat.
Keni kohë me e prishë ti ose ai qeverinë-jo tash o Albin!
Rugova nuk e pati t'leht shkumjen n'Rambuje me Hashimin si UDHËHEQËS, por ishte Kosova mbi Ibrën e populli nëpër male-si sot t'ngujuem n'banesa!
Albin, s'kemi pi kafe kurrë bashkë, as favore kurrë pasë s'kam prej teje, por as prej tre kryeministrave qe ikën, dhe veç sherrin pa ua kam, që kam shkrua për ta e ty- se militantët ende m'shajnë, por ndashtë! Ti për hirë t'Kosovës ktheje Agimin, harroi letrat e mia t'plasuna zemre, harroje vetën si Kryeministër, mendo si njeri, dhe mos i sakrifiko Lumnirin, Vjosen, Vlorën e Avdullahun. Me beso, se as Ty kurrë s'kemi me ta falë inatin n'ketë kohë fatkeqësie.
Thirre Isën nëse je Koha e Re Albin!
C.L.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat