Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

Aktuale

Kurti heq taksën për lëndën e parë nga importet serbe dhe boshnjake

Më: 20 mars 2020 Në ora: 14:44
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka nënshkruar vendimin sipas të cilit nis plani i tij për heqjen e taksës, duke e zëvendësuar me reciprocitet.

Burime brenda Qeverisë kanë thënë se tashmë është hequr taksa për lëndën e parë të produkteve me prejardhje nga Serbia dhe nga Bosnje Hercegovina.

Ky vendim i Kurtit vjen vetëm dy ditë pasi LDK-ja nisi procedurën për shkarkim të Qeverisë, e u tha se një ndër arsyet është edhe mosheqja e taskës por që partneri i Vetëvendosjes në Qeveri, insiston se kjo duhet të hiqet krejtësisht e jo siç ka paralajmëruar Kurti me disa faza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat