LDK-ja me komunikatë zyrtare për Albin Kurtin

Aktuale

LDK-ja me komunikatë zyrtare për Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 20 mars 2020 Në ora: 17:49
Albin Kurti dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një komunikate ka njoftuar opinionin se ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.

Sipas LDK-së, Kurti nuk reflektoi në mundësinë shtesë që ia dha kryeministrit Kurti që ta heq taksën plotësisht dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, së bashku me një kërkim-falje.

Komunikata e plotë:

Përkundër vendimit të Kryesisë së LDK-së, kryetari Mustafa i ka dhënë një mundësi shtesë Kryeministrit Kurti që të reflektojë sot në heqjen e plotë dhe pa kushte të tarifës si dhe ta kthejë në detyrë ministrin Veliu, me kërkim falje për veprimin e ulët ndaj tij. Por, Kryeministri nuk reflektoi. Prandaj, sot në fund të orarit të punës, LDK ka dorëzuar kërkesën për mocion të mosbesimit me 46 nënshkrime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat