Anëtari i VV-së: Tani është momenti ideal për puç ushtarak kundër Hashim Thaçit

Aktuale

Anëtari i VV-së: Tani është momenti ideal për puç ushtarak kundër Hashim Thaçit

Më: 20 mars 2020 Në ora: 18:10
Astrit Rexhepi dhe Albin Kurti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Rexhepi, mbrëmë ka bërë thirrje për grushtet ushtarak. Ka thënë se kjo është mënyra e vetme për “t’i qrrënjosur horrat e LDK’së”.

“Për mendimin tim, tani është momenti ideal për grushtet ushtarak! MPB-Vetëvendosje, FSK-Anton Quni (personi ideal kundër Thaçit)! Mënyra e vetme për të i qrrënjosur përfundimisht HORRAT e LDK&Co!”, ka shkruar Rexhepi.

Rexhepi i është bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje më 4 shtator të vitit të kaluar. Për anëtarësimin e tij në VV, kishte njoftuar edhe Kryeministri Albin Kurti.

“Në Lëvizje na u bashkuan Prof. Astrit Rexhepi, Ardiana Veseli dhe Prof. Mufail Salihaj. Astriti ka mbaruar studimet doktorale në fushën e Vizionit Kompjuterik në Surrey University në Angli. Ka vazhduar si kërkues bashkëpunëtor i profesorit të nderuar Herman Chernoff në dy institucionet prestigjoze, në Universitetin e Harvard-it dhe në MIT, dhe aktualisht është profesor në Kolegjin Riinvest në Kosovë”, kishte shkruar Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat