Flet këshilltari i Albin Kurtit për “Bota sot”, kjo është kërkesa publike për partinë e Isa Mustafës

Aktuale

Flet këshilltari i Albin Kurtit për “Bota sot”, kjo është kërkesa publike për partinë e Isa Mustafës

Nga: A.J Më: 20 mars 2020 Në ora: 21:27
Albin Kurti

Mocioni i mosbesimit i ngritur nga LDK-ja ndaj qeverisë vendit ka sjell reagime të shumta sidomos nga ata që në këtë koalicion kanë pas shpresë. Qeveria është e bindur se veprimet e ndërmarra më shkarkimin e Ministrin të Brendshëm Agim Veliu kanë qenë të duhurat, derisa LDK është e bindur se mocioni i mosbesimi do të kaloj duke shpresuar edhe në votat e AAK-së dhe PDK-së.

Këshilltari i kryeministrit të vendit Driton Tali në një bisedë për “Bota Sot” ka thënë se pret që LDK  mos të bie pre e intrigave të Hashim Thaçit por që të shikohet interesi i qytetareve të Kosovës.

“Po unë besojë se deputetët e LDK-së do t'i thirrin ndërgjegjes dhe nuk do të bien pre e intrigave politike të Hashim Thaçit. Besoj se në atë seancë të Kuvendit, të mendja e deputetëve të LDK-së do të mbizotërojë interesi i qytetarëve të Kosovës por edhe i LDK-së si parti, sepse LDK ka dhënë garanci se nuk do të futet në koalicion  me PDK-në në asnjë formë apo kombinim. Ky ishte premtimi kyq që LDK ju dha votueseve të vet, mbi të cilin pra edhe u votua. Prandaj unë pres që ditët në vijim tensionet të ulen dhe të mbretërojë arsyeja” ka thënë Tali.

Sipas Këshilltarit të kryeministrit Kurti, miqtë ndërkombëtar po i këshillojnë që ti lenë anash egot personale dhe të luftojnë kundër pandemisë se koronavirusit.  

“Edhe ashtu miqtë tanë ndërkombëtar po na këshillojnë që t'i lëmë egot anash dhe energjinë ta fokusojmë në luftimin e Koronavirusit. Deri tashti ishim shembull sesi e menaxhuam këtë krizë kaq të rëndë” ka thënë për “Bota Sot” Driton tali këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat