Mjekja nga Obiliqi e shqetësuar ka një lutje për qytetarët e Kosovës

Aktuale

Mjekja nga Obiliqi e shqetësuar ka një lutje për qytetarët e Kosovës

Më: 21 mars 2020 Në ora: 00:11
Elfije Krasniqi

Vendi ynë po përballet me pandeminë COVID-19 që deri tani 24 persona kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike deri tani janë testuar  417 mostra dhe lusin qytetarët që të qëndrojnë në shtëpi dhe të mbajnë distancë sociale prej dy metrash.

Së fundmi, doktoresha e mjekësisë së përgjithshme Elfije Krasniqi e cila është pjesë e ekipit të preventivës për zbulimin e rasteve me COVID-19 në qendren emergjente në Obiliq, ka bërë një lutje qytetarëve.

Ajo i ka lutur që t’i dëgjojnë këshillat e dhëna nga IKSHP dhe që në QKMF të lajmërohen vetëm në rast urgjence.

Shkrimi i plotë:

LUTJE PËR JU QYTETARË

Secili nga ne deshtëm apo nuk deshtem ta pranojmë jemi në një situatë kur secili duhet të jetë përgjegjës për veprimet e veta.

Si profesionistë shëndetësorë jemi të thirur ta mbrojmë shëndetin e juaj qytetarë të mi dhe këtë nuk mundemi ta bëjmë vetëm NE nese JU nuk na ndihmoni….

Jam në ekipen preventive për zbulimin e rasteve me COVID 19 dhe dje isha shumë e shqetësuar nga numri i madh i qytetarëve që kerkonin shërbime thuaje se jemi në një situatë normale dhe në një ditë normale të punës……

Ju lus për të miren e secilit nga JU që të qendroni N’Shpi sepse vetem kështu mundemi ta parandalojmë Pandemin e cila e ka pushtuar Botën…

Ju lus që vetem ata të cilet kan nevojën urgjente për shërbime shëndetësore të lajmerohen në QKMF….

Ju lus që të evitoni daljet e panevojshme dhe bredhjet nëpër rrugët e Obiliqit sepse paraqet rrezik për ju,familjet e juaja dhe gjithë qytetarët…..

Të lutem qytetari im:

Qëndro N’Shpi…

Laji Duart…

Bëj Kujdes…

Mbaj Distancën….

Kujdesu për veten,familjen dhe gjithë shoqërinë…..

Gjithmonë do jem aty për ju qytetarët e mi….

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat