Infektologia Luljeta Buçinca –Zhubi këshillon masa urgjente të domosdoshme për qytetarët

Aktuale

Infektologia Luljeta Buçinca –Zhubi këshillon masa urgjente të domosdoshme për qytetarët

Nga: F. B. Më: 21 mars 2020 Në ora: 10:28
Ilustrim

Në kohën kur shumica e qytetarëve tanë po respektojnë masat e ndërmarra në situatën pandemike të virusit Corona për kufizim të lëvizjes në zona të frekuentuara edhe në mbajtjen e largësisë së qytetarëve  me qëllim përhapjen e tij, doktoresha mitrovicase infektologja Luljeta Zhubi ka rekomanduar masa shtesë në rastin e furnizimeve nëpër dyqane.

Me këtë rast ajo ka kërkuar nga qytetarët por edhe pronarët e dyqaneve që të respektojnë në maksimum mbajtjen e distancës së rekomanduar nga stafi mjekësor në vendin tonë por edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë prej së paku dy metra, si në lëvizjen brenda dyqanit po ashtu edhe tel arka në dalje.

“Qytetarët tanë janë duke respektuar në mënyrë të kënaqshme masat që janë ndërmarr lidhur me shfaqjen e pandemisë së virusit Corona dhe fal edhe punës heroike të stafit mjekësor të vendit tonë dhe bashkëpunimit edhe respektimit të këtyre masave edhe nga populla jonë, gjendja përkundër rritjes së rasteve nga importi i të prekurve me këtë virus mund të vlerësohet nën kontroll” tha doktoresha Zhubi.

Mirëpo sipas doktoreshes Luljeta krahas kësaj situata e kaluar në javën e parë ka nxjerr në pah edhe disa nevoja për masa të reja me qëllim të parandalimit të rrezikut nga përhapja e virusit, në kohën e furnizimeve që është e domosdoshme për secilën familje në Kosovë.

Doktoresha ka kërkuar nga përgjegjësit dhe nga vetë qytetarët që:

1. Në markete të vendosen pikat për të mbajtur distancën konsumatorët tek arka.

2. Tek arkat në markete të vendosen mjete dezinfektuese për konsumatorëe dhe vetë punëtorët në arka,

3. Ne dyqane me të vogla e nëpër barnatore të lejohet të hyjnë brenda vetëm  nga një konsumator,të tjerët presin jashtë duke respektuar distancën.

Sipas doktoreshës Luljeta Buçinca Zhubi - infektologe, këto janë rekomandime të jenë shtesë e masave të deritashme dhe cilat duhet të respektohen doemos nga të gjithë me qëllim të uljes së mëtutjeshme të mundësisë për përhapjen e këtij virusi .

Ndërkohë ajo ka "përgëzuar për punën, angazhimin dhe masat e deritashme, duke shtuar edhe këto masa urgjente, për të mirën e shëndetit publik dhe të qytetarëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat