​Ramosaj-Kurti dhe ministrave: Koordinohuni, vendimet e juaja kanë krijuar çoroditje

Aktuale

​Ramosaj-Kurti dhe ministrave: Koordinohuni, vendimet e juaja kanë krijuar çoroditje

Më: 21 mars 2020 Në ora: 12:31
Bashkim Ramosaj

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka lutur kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat e Qeverisë që në menaxhimin e situatës tashmë të krijuar nga pandemia COVID-19, të jenë unifikues si institucion në vendimet që marrin dhe të cilat iu adresohen komunave për zbatim.

Sipas tij, deri më tani vendimet e pakoordinuara të dalura nga qeveria u kanë krijuar çoroditje në veprim.

“Situatat emergjente kërkojnë veprime praktike e konkrete. E në veçanti vendime të unifikuese, nga njëri prej juve”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat