Komuna e tretë me numër më të madh të banorëve në Kosovë pa asnjë rast me Covid-19

Aktuale

Komuna e tretë me numër më të madh të banorëve në Kosovë pa asnjë rast me Covid-19

Më: 21 mars 2020 Në ora: 12:48
QKMF Ferizaj

Komuna e Ferizajit s’ka shënuar asnjë rast të prekur me koronavirus.

Lidhur me këtë, rrjeti i OJQ “Avonet” ka përgëzuar kryetarin, Agim Aliun, shtabit emergjent, mjekëve, policëve, antarëve të shtabit nga Komuna e Ferizajt dhe gjithë të tjerëve që nuk po kursehën në asnjë rast për tu dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune.

Përfaqësuesi mjekësor, doktori Hesat Shatrolli, në QKMF, ka treguar për “Indeksonline” se janë testuar vetëm dy persona më herët dhe kanë rezultuar negativ kurse personat të cilët dyshojnë stafi mjekësor i ka informuar për masat që duhet të merrën, dhe të tillët janë në shtëpitë e tyre, duke qenë të qasshëm me QKMF në numrin telefonik 194.

Masat e marrura nga kryetari i kësaj komune Agim Aliu kanë qenë- Pastrimi, dezinfektimi i hapësirave publike dhe rrugëve, dezinfektimi i objekteve publike dhe atyre fetare, mbyllja e tregjeve, furnizimi i shkollave me materiale higjienike, krijimi i ekipit lëvizës emergjent të mjekeve për të intervenuar në raste të dyshimta, kontrollet e vazhdueshme të bizneseve nga inspektorati për ta mbrojtur xhepin e qytetarëve nga rritja e cmimeve, bashkëpunimi mes kryetarëve të fshatrave, dhe sot është shtuar dhe mbyllja e parqeve që qytetarët të ju shmangen hapsirave me shumë njerëz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat