U tha se kishte kontakt me infermieren e prekur nga Koronavirusi, reagon Pal Lekaj

Aktuale

U tha se kishte kontakt me infermieren e prekur nga Koronavirusi, reagon Pal Lekaj

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:33
Lekaj dhe Haxhiu në Spitalin e Gjakovës

Ish-ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, ka mohuar lajmin se ka pasur kontakt direkt me ndonjë të infektuar me Koronavirus.

Lekaj në një postim në Facebook, ka thënë se takimi në distancë dhe me masa mbrojtëse nuk është i rrezikshëm, përcjell Bota sot.

Sipas tij, paniku shumë më i rrezikshëm se sa vet virusi.

Reagimi i Lekajt vije pas lajmit se ai dhe deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu, kishin kontakt me infermieren e prekur nga Coronavirusi në Spitalin e Gjakovës.

Reagimi i Lekajt:

I informoj qytetarët, bashkëpunëtorët, familjarët dhe të interesuarit e tjerë se nuk kam pasur kontakt direkt me ndonjë të infektuar.

Takimi në distancë dhe me masa mbrojtëse nuk është i rrezikshëm. Së pari jam profesionist shëndetësor prandaj e di si të mbrohem vet dhe si t’i mbroj të tjerët.
Jam duke i kryer të gjitha përgjegjësitë që më takojnë.

Andaj paniku është shumë më i rrezikshëm se sa vet virusi. Respekt për punëtorët shëndetësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat