“Shpërthen” analisti i Kosovës, e quan “raciste të fëlliqur” BE-në, ia përmend dy kute

Aktuale

“Shpërthen” analisti i Kosovës, e quan “raciste të fëlliqur” BE-në, ia përmend dy kute

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2020 Në ora: 13:43
Vigan Qorrolli

Analisti politik Vigan Qorrolli, e ka quajtur “shtëpi të pabarabartë” dhe “raciste të fëlliqur” Bashkimin Evropian.

Ai ka thënë se BE-ja, ka bërë dy kute në Kosovë së fundmi.

Postimi i Qorrollit në Facebook:

Dy kutet e Bashkimit Evropian:

1. Zyra e BE’së në Prishtinë përmes ambasadores Apostolova telefonon ministrin e Kosovës të shëndetëisë, Vitia dhe i ofron mbështetje të plotë në luftën kundër coronavirusit dhe e përgëzon për hapat e ndërmarrë!

2. Zyra e BE’së në Beograd njofton autoritetet vendore se BE i jep ndihmë imediate Serbisë shumën prej 7.5 milionë eurove si mbështetje për betejen kundër coronavirusit.

Evrope, ti shtëpia e pabarabartë e të gjithë evropianëve dhe raciste e fëlliqur!

Image
Postimi i Qorrollit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat