Thirrja e deputetit të LDK-së, të vendosen në karantinë këta dy deputetë

Aktuale

Thirrja e deputetit të LDK-së, të vendosen në karantinë këta dy deputetë

Nga: N. H Më: 21 mars 2020 Në ora: 14:22
LDK

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, përmes një shkrimi në Facebook, ka bërë një koment rreth lajmit se edhe dy deputetët e AAK-së, Pal Lekaj dhe Tetuta Haxhiu kishin kontakt me infermierin e prekur nga koronavirusi në Spitalin e Gjakovës.

Deputeti i LDK-së, thotë se pasi te kthyerit nga Evropa po dërgohen në izolim-karantinë 2 javë, pse të mos vlejë karantina edhe dy deputetët të AAK-së.

Ai konsideron se është papërgjegjësi nëse dikush izolohet e dikush jo, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

Image
Haxhi Avdyli

Meqenëse të kthyerit nga Europa po dërgohen në izolim-karantinë 2 javë, pse të mos vlejë karantina edhe për këta kolegë deputetë derisa kanë pas kontakt me të infektuarin.

Apo ndoshta po mendojnë se imuniteti nga gjykimet nënkupton edhe imunitet nga COVID19. Është papërgjegjësi nëse dikush izolohet e dikush jo.

Të gjithë të barabartë para ligjit edhe para popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat