Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, njëherësh koordinator i Grupit ndër-institucional për menaxhimin e incidenteve, Xhelal Sveçla ka marrë vendim që të lirohen nga obligimi për karantinim shoferët e Kosovës dhe ata të huaj që transportojnë mallra, të cilët vlerësohen se nuk janë të dyshimtë me COVID-19.
Në njoftimin për media thuhet se të gjithë personat të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës përmes pikave kufitare, pas nënshtrimit të kontrollit mjekësor, do të dërgohen në karantinë të përcaktuar sipas vendimit të Qeverisë, ndërsa përjashtim bëjnë shoferët që transportojnë mallra.