Deputeti i LDK-së prek me mesazhin e tij për Italinë, ja çka thotë për atentatin ndaj tij

Aktuale

Deputeti i LDK-së prek me mesazhin e tij për Italinë, ja çka thotë për atentatin ndaj tij

Nga: A.Zh Më: 21 mars 2020 Në ora: 20:43
Fetah Rudi, foto e publikuar në Facebook

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fetah Rudi, ka folur për atentatin e tij, që kishte ndodhur më 15 dhjetor të vitit 2000.

Rudi ka treguar se ai ishte dërguar për shërim me plagë të rënda e pothuajse pa shenje jetë në Itali, ku kishte qëndruar për një vit të tërë.

E për këtë, lidhja e Rudit me Italinë, e cila po përballet me Koronavirusin, është më e veçantë.

Në një postim në Facebook, deputeti ka thënë se lutjet e tij janë me Italinë dhe popullin italian.

“Pas atentatit më 15 dhjetor të vitit 2000, më dërguan për shërim në Itali, ku qëndrova për 1 vit të plotë. Në Itali më dërguan me plagë të rënda e në koma, dhe pothuajse pa shenja jete. Por, zoti dhe Italia më riktheu në jetë. Sot, kur e gjithë bota, e ne veçanti Italia po përballet me virusin Covid-19, lutjet e mija janë me Italinë dhe popullin italian. Italia do të kthehet edhe më e fuqishme, ashtu siç ka qenë gjithmonë!”, ka shkruar Rudin në postimin e tij, të cilit ia ka bashkangjitur disa fotografi të asaj kohe./BS

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat