Borrell i reagon Thaçit, Lajçak do të bëjë punë të shkëlqyer në rifillimin e dialogut

Aktuale

Borrell i reagon Thaçit, Lajçak do të bëjë punë të shkëlqyer në rifillimin e dialogut

Më: 21 mars 2020 Në ora: 22:23
Hashim Thaçi dhe Josep Borrell

Në mesin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian është arritur pajtimi që Miroslav Lajçak, të emërohet edhe formalisht si Përfaqësues i posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe për disa çështje të tjera të angazhimit të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kundërshtuar për emërimin e Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian pasi ka thënë se Sllovakia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe ka votuar kundër Kosovës në UNESCO.

Por ndaj tij ka reaguar përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.

Borrell e ka konfirmuar edhe njëherë se Lajçaku është diplomati i duhur për të udhëhequr dialogun Kosovë – Serbi.

“Mioslav Lajçak është një politikan shumë i respektuar dhe një diplomat me eksperiencë që gëzon besim të plotë nga BE’ja”, shkruan Borrell.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat