Presidenti Thaçi reagon ndaj tentim sulmit ndaj Berat Buzhalës

Aktuale

Presidenti Thaçi reagon ndaj tentim sulmit ndaj Berat Buzhalës

Nga: A.SH Më: 21 mars 2020 Në ora: 23:03
Hashim Thaçi

Edhe Presidenti Hashim Thaçi, ka reguar ndaj tentim sulmit ndaj gazetarit, Berat Buzhala.

Ai ka thënë se, liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë.

Postimi në Facebook:

Tentim sulmi kundër drejtorit të “Gazetës Express”, Berat Buzhala, është i papranueshëm në shoqërinë tonë. Shteti demokratik i Kosovës është ndërtuar mbi të drejtat e njeriut, ku liria e shprehjes është përcaktuese për zhvillimin e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës, liderët institucionalë dhe politikë që të distancohen prej akteve të tilla. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat