Thaçi: FSK-ja e gatshme të ndihmojë Kroacinë

Aktuale

Thaçi: FSK-ja e gatshme të ndihmojë Kroacinë

Më: 22 mars 2020 Në ora: 10:36
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka reaguar pas tërmetit që goditi Zagrebin.

Përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka uruar që shteti i Kroacisë ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet.

Ai u ka uruar shërim sa më të shpejtë të gjithë të lënduarve nga shembjet e shkaktuara nga ky tërmet në Kroaci.

“Në këtë kohë kur e gjithë bota po përballet me virusin COVID-19, tërmetet si ky i sotmi në Kroaci e rëndojnë edhe më shumë gjendjen. Shteti i Kroacisë uroj ta ketë kaluar me pasoja sa më të vogla këtë tërmet që goditi Zagrebin. Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat