Lajmi i fundit: ​Vdes pacienti i parë me koronavirus në Kosovës

Aktuale

Lajmi i fundit: ​Vdes pacienti i parë me koronavirus në Kosovës

Më: 22 mars 2020 Në ora: 11:05
Klinika Infektive, foto ilustrim nga "Bota sot"

(E plotësuar) - Klinika Infektive informoi se sot, pacienti 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës, ka përfunduar me vdekje më 22.03.2020 në ora 9.00.

Ky është rasti i parë me vdekje nga COVID 19.

Pacienti lindur më 1938 fshati Dumnicë, Komuna Podujevës është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020 në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas është diagnostikuar në Laboratoret e IKSHPK me SARS-CoV-2.

Pacienti ka patur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore (SPOK).

Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.

Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.

***

Një 86 vjeçar nga fshati Dumnicë e Podujevës ka vdekur në Infektivë si pasojë e koronavirusit.

Kp mëson se viktima është babai i të infektuarit që ka ardhur nga Italia.

Ndërkohë edhe familjarët kanë bërë të ditur për vdekjen e tij.

Numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 31.

Qeveria po bën vazhdimisht apel te qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe ta mbajnë pastërtinë.

Image
Postimi i Halitit
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat