Milaim Zeka me një thirrje për Vetëvendosjen

Aktuale

Milaim Zeka me një thirrje për Vetëvendosjen

Nga: D.RR Më: 22 mars 2020 Në ora: 16:12
Milaim Zeka

Ish deputeti i Nismës, Milaim Zeka, ka bërë një thirrje për të gjithë aktivistët e LVV-së, prej të cilëve kërkon që t’i bëhet presion kryeministrit Kurti që ta heq taksën dhe ta kthejë Veliun në detyrën e ministrit.

Zeka thotë se përkrahja kaq e madhe për Albin Kurtit është për shkak të politikave të këqija nga partitë e tjera tash e 20 vite.

Postimi i plotë:

Per ju qe e doni Albinin per kryeminister

Te gjithe juve qe e doni Albin Kurtin per Kryeminister, ju qe edhe imazhet e fotografive i keni zevendesur, nese vertete e doni kaqe shume ( e qe une nuk e besoje, po jeni mbushe nga politika 20 vjeçare kunder shtetit), drejtone presionin kah Albini. Thuani Albinit qe ta terheqe vendimin per Agim Veliun, ta heqe taksen 100 perqind pa reciprocitet, edhe le t’i lidhe do zagar afer vetes qe gjithe diten, e gjithe naten e shajne me Ise, me Avdullah, me Agim, me Lute, me te gjithe.
Topi ashte te Albini, jo te Isa, jo te LDK-ja.

Nese jo, ma keq nuk bahet. A jemi bije te Enverit?! Bari hame, ama nuk dorezohemi. Edhe koronavirusin do ta mundim, duke dale neper livadhe. Kroacia, perkunder termetit, po e mbushe stadionin me shtreter. Ne, ne vend qe t’i shtrengojme masat, po merremi se kush e tha i pari fjalen “gjendje te jashtezakonshme”, Isa, apo Hasha. Agimi apo ministri Vitia?! Edhe?!!

Euuuu bre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat