Seanca për rrëzimin e Qeverisë nuk mund të mbahet në Kuvend, analisti ka një propozim

Aktuale

Seanca për rrëzimin e Qeverisë nuk mund të mbahet në Kuvend, analisti ka një propozim

Më: 23 mars 2020 Në ora: 14:42
Kuvendi i Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) qysh të premten që lamë pas ka mbledhur nënshkrimet e 46 deputetëve dhe është në proces të thirrjes së seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë aktuale.

Por, ende nuk është vendosur data se kur pritet të zhvillohet seanca për ngritjen e mocionit për votëbesim ndaj Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti.

E analisti Blerim Vela tha se seanca për shqyrtimin e mocionit të mosbesimit nuk mund të mbahet në selinë e saj, pasi që është drejtpërdrejtë në kundërshtim me rekomandimet e ISHKPK-së të publikuara më 21 mars 2020.

Ai tha se salla e seancës plenare në selinë e Kuvendit nuk i plotëson kushtet për të qenë në përputhje me këto rekomandime.

Mirëpo, Vela tha se neni 4 i Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës lejon mbajtjen e takimeve duke përfshirë edhe seancën plenare, jashtë selisë së Kuvendit.

Sipas tij, tani çështja është se a mundet Kryesia e Kuvendit dhe administrata të gjejnë një hapësirë të mbyllur, apo të hapur, që plotëson kushtet për pjesëmarrjen e deputetëve, anëtarëve të qeverisë, e të gjithë të tjerëve.

Postimi i plotë i analistit Blerim Vela:

A mund te mbahet seanca e Kuvendit per shqyrtimin e mocionit te mosbesimit ndaj qeverise?

Seanca e Kuvendit te Kosoves lidhur me shqyrtimin e mocionit te mosbesimit ndaj qeverise nuk mund te mbahet ne seline e saj (sallen e seancave plenare) pasi qe eshte drejtperdrejt ne kundershtim me rekomandimin aktual te Institutit Kombetar te Shendetesise Publike (me 21 mars 2020 IKSHP rekomandoi “qe ne menyre rigoroze te mbahet distanca sociale per 2 metra nga njeri tjetri”). Ky rekomandim vlen edhe per Kuvendin dhe deputetet. Salla e seances plenare ne seline e Kuvendit nuk i ploteson kushtet per te qene ne perputhje me rekomandimin e IKSHP-se.

Megjithate, neni 4 i Rregullores se Punes se Kuvendit te Kosoves lejon mbajtjen e takimeve te Kuvendit, duke perfshire edhe seancen plenare, jashte selise se Kuvendit. Ceshtja tani eshte se a mundet Kryesia e Kuvendit dhe administrata e Kuvendit te gjejne nje hapesire, te mbyllur apo te hapur, qe ploteson kushtet per pjesemarrjen e deputeteve, anetareve te qeverise, punetoreve te administrates se Kuvendit dhe mediave.

Gjithsesi, rreziku ndaj shendetit te deputeteve dhe gjithe pjesemarresve tjere nuk mund te menjanohet 100%, thjeshte sepse nuk ka kapacitete per te siguruar kushte te punes adekuate sipas rekomandimeve te IKSHP-se.

Kjo situate e paprecedent per Kosoven lehte mund te tejkalohet nese deputetet nenshkrues te mocionit terhiqen me njoftimin se te njejtin do ta procedojne sapo te perfundon kriza me #Covid19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat