Andi Pajaziti tentoi ta rrah Berat Buzhalën, nuk është i afërt me LVV-në por PDK-në, a është orkestruar ky rast...?

Aktuale

Andi Pajaziti tentoi ta rrah Berat Buzhalën, nuk është i afërt me LVV-në por PDK-në, a është orkestruar ky rast...?

Nga: N.Sh Më: 23 mars 2020 Në ora: 15:24
Berat Buzhala

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, e ka komentuar tentim rrahjen e gazetarit Berat Buzhalës, dhe pretendimet e tij se kanë dashur ta rrahin anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Zogiani përmes një postimi në Facebook, hedh dyshime pasi ‘sulmuesi’ në fjalë nuk është i afërt me LVV-në por më shumë me PDK-në, për një sulm të orkestruar.

“Duke qene se ky "sulmuesi" na qenka me i afërt me PDK, e nuk paska asnjë lidhje me VV, duhet hetuar mundësia qe krejt kjo te jete e orkestruar!”, shkruan Zogiani në Facebook.

Ndërkohë gjatë ditës edhe Lëvizja Vetëvendosje i ka mohuar pretendimet e Berat Buzhalës se  se zyrtarë të saj kanë tentuar ta sulmojnë at.

Dyshohet se tentim sulmin ndaj Buzhalës e ka bërë Andi Pajaziti. Ky i fundit, është ftuar nga organet e rendit për intervistim.

Tentim sulmin ndaj Buzhalës, e kanë dënuar shumë politikanë e deputetë në vend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat