Administrata e Trumpit ka presione të mëdha për të larguar trupat nga Kosova

Aktuale

Administrata e Trumpit ka presione të mëdha për të larguar trupat nga Kosova

Më: 23 mars 2020 Në ora: 22:07
Foto

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka folur për raportet e Kosovës me Amerikën.

Hyseni ka treguar biseda që ka pasur me Ambasadorin Grenell gjatë një vizite të fundit në SHBA.

“Po i citoj fjalët që mi ka thënë zoti Grenell: “Kosova e ka të drejtën e vetos për çfarëdo që del në tavolinë”. Nuk e di si mund të thuhet me qartë. Unë nuk iu besoj konspiracioneve”, tha ai.

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës thotë se Kurti e hoqi taksën pa ndonjë koordinim apo dakordim paraprak me SHBA-të.

“Kurti ia ka lehtësuar punën Grenellit pasi ai tashmë nuk ka asnjë obligim karshi Kosovës edhe pse taksa është tërhequr”.

Hyseni thotë se Kurti hoqi taksën pa kërkuar ndonjë koncesion nga SHBA.

Ish-ministri i Jashtëm thotë se Kosova nuk duhet të vjen në atë situatë që të vejë në pikëpyetje mbështetjen e Amerikës.

“Përkrahja e SHBA-së për Kosovën deri në vitin 2016 ka qenë e pa ekuivokë”.

Hyseni thotë se nga Uashingtoni miq të fuqishëm shqiptarë i kanë thënë se Administrata e Trumpit është në “presion të jashtëzakonshëm nga kongresistë e senatorë për t’u tërhequr nga Kosova sikurse nga Afganistani e vendet tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat