Vjosa Osmani i jep një goditje presidentit Thaçi

Aktuale

Vjosa Osmani i jep një goditje presidentit Thaçi

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:12
Vjosa Osmani

(E plotësuar) - Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve mos të përkrahin mocionin për rrëzimin e qeverisë Kurti, përkundër që këtë mocion e ka iniciuar LDK-ja, partia e saj. Kryeparlamentarja tha se Kosova s’ka nevojë për një qeveri teknike pasi nuk e ka legjitimitetin e qytetarëve.

Në një konferencë për medie, pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Osmani tha se ka pasur dhe ende ka hapësirë për dy partnerët e koalicionit për të gjetur një zgjidhje dhe vendi mos të ketë krizë politike.

Osmani: I bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të përkrahin këtë mocion

“Unë kam shprehur qëndrimin kundër mocionit, për shkak se kam besuar se nga 6 tetori e tutje në veçanti, por edhe para 6 tetorit që e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjitimitet. Qeveri q ë në vetveten ka të përfshirë njerëz, jo vetëm që nuk janë të korruptuar, por edhe në mënyrë aktive e luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe një qeveri që do t’ia hap derën Kosovës ndërkombëtarisht pikërisht duke u fuqizuar nga brenda...absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion, i bëj thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që mos të përkrahin këtë mocion. As nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës një qeveri tjetër që ka legjitimitet dhe sfidat që ballafaqohet Kosova. Kosova nuk ka nevojë për një qeveri e cila nuk ka legjitimitet demokratik dhe do të përfshijë në vet veti parti që LDK ka thënë se nuk do të hyj në koalicion me to”, theksoi Osmani.

Përkundër që organet kompetente kanë rekomanduar se seanca plenare nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e një seance, Kryeparlamentarja tha se nesër pritet të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Osmani: Kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në orën 11:00

“Përkundër këtij rekomandimi që salla plenare nuk do të mundet t’i plotësoj kushtet dhe rekomandimet e organeve profesionale. Megjithatë me shumicë, katër vota për dy kundër kryesia ka vendosur që seanca të mbahet nesër në orën 11:00”, tha ajo.

Kryetarja e Kuvendit Osmani i cilësoi si të rrezikshme thirrjet e presidentit Hashim Thaçi karshi qytetarëve për mos respektim të vendimeve të qeverisë. Derisa bëri thirrje atyre që t’i respektojnë gjitha masat që i ka vendosur qeveria

Osmani: Thirrjet e djeshme të presidentit janë të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve

“Si kryetare e Kuvendit në radhë të parë, por edhe si përfaqësuese e qytetarëve të Kosovës e kam vlerësuar thirrjen e djeshme të presidentit të Republikës që mos të respektohen vendimet e qeverisë si të paprecedent dhe të rrezikshme për sigurinë e qytetarëve të Kosovës”, u shpreh ajo.

E pyetur se a do të vazhdojë të qëndrojë në postin e kryeparlamentarës edhe pas rrëzimit të qeverisë, Osmani tha se do të vendos pas seancës së nesërme.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi tha se në kohën kur qeveria është duke luftuar virusin Covid 19, kundërshtarët politik kanë lidhur aleancë mes veti për të rrëzuar qeverinë.

Selimi: Kundërshtarët tanë politikë kanë lidhur aleancë mes vete, kurse ne po e luftojmë koronavirusin

“Në kohën kur ambasadorët e Quintit kërkojnë dhe liderët politikë të përqendrohen në luftën kundër Covid 19, oponentët tanë janë të përqendruar në luftën kundër qeverisë. Pra janë të përqendruar më shumë kundër qeverisë se sa kundër vir usin Covid 19. Kundërshtarët tanë politikë kanë lidhur aleancë mes vete, kurse ne po e luftojmë koronavirusin”, tha ai.

Në seancën e nesërme mediat dhe mysafirët nuk pritet të jenë të pranishme, pasi në hapësirat e tyre do të vendosen deputetët për të respektuar distancën mes njëri tjetrit.

***

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në një konferencë për media, pas mbledhjes së kryesisë për mocionin e ngritur nga LDK-ja ka thënë se në rast se bëhet qeveria e Re teknike nuk do të jetë kryetare e Kuvendit të Kosovës.

Ajo ka thënë se nuk mund të përfshihet ne pazaret e pative për interesa të veta.

Osmani po ashtu ka bërë të ditur se është kundër mocionit të ngritur nga partia e saj ndaj Qevrrisë Kurti.

“Në një Qeveri të re teknike unë nuk do të jem kryetare, me kushtetutë kjo pozitë I takon partisë së parë, fitusve të zgjedhjeve.

Unë nuk mund të përfshihem në pazaret e partive për interesat të veta.

Kosova nuk ka nevojë për Qeveri Teknike, por të përqëndrohet në luftimin e kësaj pandemie dhe të merret me sfidat e qytetarëve të Kosovës, prandaj mendoj se nuk do të duhej një qeverie e tillë teknike.Neni 95.pika 5 tregon qartë procedurat se kujt mund t’i jepet e drejta e formimit të Qeverisë, aty flitet për partinë apo koalicionin që ka dalë i pari deh nëse partia e parë nuk propozon apo nuk arrin të formojë një shumicë të re, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje dhe kjo është e qartë. ”, ka thënë ajo.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka parashikuar se çka do të ndodë tutje.

Ajo ka folur se praktikat e deritashme kanë treguar se në momëntin kur është rrëzuar një qeveri vendi ka shkuar në zgjedhje të reja.

Ajo ka dalë kundër një qeverie teknike, sidomos tani që vendi përballet me koronavirus.

Ajo ka theksuar se shumë mirë e përcakton Kushtetuta, se kujt i takon mandatari për formimin e Qeverisë.

Osmani ndër të tjera ka folur edhe postin e kryetarit të Kuvendit.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se thirrjet e presidentit Hashim Thaçi karshi qytetarëve për mos respektim të vendimeve të qeverisë janë të rrezikshme për sigurinë shtetërore.

Ajo përmes një konference për medie pas mbledhjes së kryesisë tha se nuk ka kërkuar leje nga IKShKP-së leje, por vetëm rekomandime mbi kushtet cilat të plotësohen.

“Përgjija e administratës ka thënë se salla plenare nuk i plotëson kushtet për mbajtjen e seancës. Pas matjeve të nevojshme se edhe nëse zgjerohen salla tek pjesa e mysafirëve nuk i plotëson kushtet. Përkundër kësaj me katër vota për dhe dy kundër është votuar për mbajtjen e seancës nesër në orën 11:00. Mes mbajtjes së kësaj seance dhe shëndetit publik unë mbështes këtë të dytën”, tha ajo.

Për deklaratat e vendeve të Quintit, Osmani shprehu përkrahjen e atij qëndrimi.

Osmani i bëri thir rje qytetarëve që t’i respektojnë gjitha masat që i ka vendosur qeveria.

***

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se kryesia e Kuvendit ka vendosur që seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë së Kosovës, do të mbahet nesër në orën 11:00.

Ajo tha se personalisht nuk është pajtuar me këtë vendim pasi salla nuk i plotëson kriteret e kërkuar nga Instituti i Shëndetit Publik.

***

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani në konferencë para mocionit të nesërm kundër qeverisë Kurti.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat