Vjen reagimi i Arbër Zaimit, pas caktimit të seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Aktuale

Vjen reagimi i Arbër Zaimit, pas caktimit të seancës për rrëzimin e Qeverisë Kurti

Më: 24 mars 2020 Në ora: 17:14
Arber Zaimi

Arbër Zaimi, këshilltar i kryeministrin Albin Kurti, ka reaguar pas vendimit të Kryesisë së Kuvendit që seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti të mbahet në orën 11:00.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Zaimi ka thënë se udhëheqësia e LDK’së po dëshirojnë që ta rrëzojnë qeverinë në kohë të virusit, kur infeksioni po shpërhapet me të madhe.

E ndonëse deri tani vetëm Gjermania e Franca kanë kërkuar tërheqjen e mocionit, ai ka shtuar edhe shtete tjera.

“E patë se si edhe ambasada amerikane, edhe ajo gjermane, edhe ajo franceze, edhe ajo e BE-së, edhe pesëshja (kuinti), kanë bërë thirrje që të lihen pas konfliktet politike dhe mocioni kundër qeverisë. Po ashtu e patë se si udhëheqësia e LDK-së, fatkeqësisht, nuk u shqetësua fort as për Amerikë, as për Evropë, as për epidemi e as për qytetarët”, ka shkruar Zaimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat