Deputeti i VV-së: Tentimi për t’a kthyer PDK-në në pushtet, është skandaloze

Aktuale

Deputeti i VV-së: Tentimi për t’a kthyer PDK-në në pushtet, është skandaloze

Më: 24 mars 2020 Në ora: 18:21
Fitim Haziri

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, ka hedhur akuza ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Uran Ismaili, i cili e kishte refuzuar një donacion ndaj shteti i Kanadasë, në vlerë prej 4.6 milionë euro.

Në një shkrim në Facebook, Haziri thotë se një refuzim i tillë është kriminale, pasi që është bërë për të hapur tenderë në të cilin do të përfitonin kompanitë e afërta me PDK- ë.

Deputeti i VV-së thotë se tentimi pë t’i rikthyer këta ministra në pushtet është skandaloze.

Shkrimi i plotë i deputetit Haziri:

Përveç vjedhjeve, korrupsionit, zhvatjes dhe keqpërdorimit të shtetit, Republika jonë ka pasur ministra që kanë refuzuar donacione në vlerë hiç më pak se 4.6 milionë euro.

I tillë ka qenë ish- ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili, i cili kishte refuzuar donacionin nga shteti i Kanadasë, për pajisje shëndetësore në shifër prej 4.6 milionë euro. Kjo është skandaloze.

Të refuzohen donacionet me qëllim që të ketë tenderë në mënyrë që të përfitojnë kompanitë e lidhura me PDK-në, është kriminale. Prandaj, me këta ministra, vendi ynë, veçmas sektori i Shëndetësisë ka qenë në gjendje të tmerrshme.

Po aq skandaloze, është tentimi i rrëzimit të Qeverisë, dhe tentativa për t’i sjellur sërish në pushtet këta persona, që punuan për xhepat e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat