Nagavci e VV-së bën thirrje të mos votohet mocioni

Aktuale

Nagavci e VV-së bën thirrje të mos votohet mocioni

Më: 25 mars 2020 Në ora: 15:02
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci në seancë që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë “Kurti” ka thënë se i vije keq që po mbahet seanca në kohën e pandemisë covid-19.

Ajo ka thënë se derisa në të gjitha vendet e botës po reduktohen mbledhjet, deputetët e kuvendit të Kosovës janë mbledhur, dhe për çka pyeti ajo?

Nagavci tha se kjo seancë, në kohë jo të duhur, u thirr për ta rrëzuar Qeverinë, siç tha ajo, më të mirë që ka pasur Kosova.

“Më vjen keq që jemi sot këtu kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë të izoluar në mënyrë të të pamundësojnë përhapjen e covid-19. Sot ne deputet e Kosovës nuk jemi shembulli më i mirë për tu ndjekur. Me gjithë insistimin tonë që kjo seancë të mos mbahej për shkak të kushteve, nuk kishte as vullnet për të shtyrë mbajtjen e kësaj seancë. Vetëm unë dhe kryetarja u deklaruam kundër. Përderisa një numër i madh i parlamenteve në botë kanë reduktuar takimet e tyre. Në Kosovë të zgjedhurit tuaj, përfaqësuesit e zgjedhur zgjodhën që të mos respektojnë këshillat e ekspertëve, të mos respektojnë vendimet e organeve kompetente e udhëzimet e IKSHPK-së. Dhe cila është urgjenca e thirrjes së kësaj seance: Mocioni për qeverinë më të mirë që e ka pasur Kosova. Qeverinë që qysh në ditët e para ja dolën të ndalin kontrata korruptive të kthenin shpresën në besim.  U thirr kjo seancë për ta rrezuar Kurtin, sepse e din që nuk mund ta korruptojnë as ta kushtëzojnë për çfarëdo marrëveshje, u thirre seanca për të larguar në kohë pandemie ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia”, ka thënë ndër të tjera Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat