Kurti: Shteti vazhdon të jetë i kapur

Aktuale

Kurti: Shteti vazhdon të jetë i kapur

Më: 25 mars 2020 Në ora: 16:00
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se shteti po vazhdon të jetë i kapur, përkundër që qëndron në krye të ekzekutivit. Ai bëri të ditur se transkprita e Këshillit të Sigurisë që kanë mbajtur ditë më parë nuk ekziston.

Ai duke iu përgjigjur disa prej deputetëve të LDK-së theksoi se oferta për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë në Uashington ka qenë ‘me hile’.

“Më 17 mars është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë, tash po më njoftojnë që hard-disku nuk e ka regjistruar transkriptën fare. S’po ekzistoja fare transkripta. Pse po ndodh kjo, kjo po ndodh se Kosova vazhdon të jetë shtet i kapur”, tha ai.

I pari i qeverisë tha se qëllimi ka qenë bashkëngjitja e delegacionit, që sipas tij marrëveshja tashmë është bërë.

“Ka qenë me hile oferta për të shkuar në shtëpi të bardhë. Vetëm t’iu shpjegoj shkurtimisht. Nuk ka qenë që unë t’i prij delegacionit, por t’i bashkëngjitem atij tashmë kur është bërë marrëveshja. Pra, është gabim dhe të dalësh në mënyrë demonstrative atje”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat