Nagavci ia ndërpret fjalën, Shala reagon ashpër

Aktuale

Nagavci ia ndërpret fjalën, Shala reagon ashpër

Më: 25 mars 2020 Në ora: 21:18
Arbërie Nagavci

Deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, pavarësisht akuzave në adresë të partisë së tij, tha se nuk është i interesuar të komentojë këto fjalime, pasi kjo bëhet nga njerëz që kanë kaluar nga zyrat e PDK-së. Ai ka treguar arsyet për rrëzimin e Qeverisë, duke thënë se çështja e reciprocitetit nuk duhet të jetë akt politik.

Shala gjatë seancës së jashtëzakonshme për votimin e mocionit të mosbesimit për Qeverinë Kurti, ka reaguar ashpër derisa i është ndërprerë fjala nga nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci.

Shala: Ne këtu flasim - qeveria është institucion mandatar

“Për të tjerët zëvendëskryeministri mund t’i ndërhyjë kryetarit të Kuvendit, pasi ta përfundoj unë fjalën. Dhe ju heshtni. Këtu ne flasim, qeveria dhe këtë nuk e kupton as kryeministri dhe zëvendëskryeministri i parë e as i dyti është institucion mandatar. Pse e ka zgjed hur populli e Kosovës, për ne? Askush nuk më ka dhënë votë t’i votojë këta, por ka qenë marrëveshje politike, kuptoni këto. Jemi në një situatë tepër të vështirë, por në rrethana kushtetuese. Askush nuk po tenton të rrënojë shtetin, dhe nuk mund, por nëse ju thoni që po e mbroni shtetin nga LDK, autorit të shtetit të Kosovës, kush ju beson?”, tha Shala.

Sipas tij, edhe nëse partnerët e koalicionit qeverisës do të bëhen kundërshtarë, do të jetë një gjendje politike normale.

Pavarësisht akuzave drejtuar partisë, në të cilën bën pjesë ai, tha se nuk është i interesuar të komentoj këto fjalime.

Shala: Respektoj kolegët, por nuk pranoj të komentoj fjalime shaptilografike

“Nëse partneri kryesor i kryeministrit, do të thotë se LDK mund të përshkruhet me termat e tij, nëse ai ka të drejtë çfarë i duhemi ne si partnerë? Këto janë çështje për të cilat ne duhet të bisedojmë me kryeministrin. Unë respektoj të gjithë kolegët, por nuk pranoj të komentoj fjalime shaptilografike as përvojat e mësimet se çfarë është LDK e PDK nga njerëz që kanë kaluar nga zyrat e PDK-së. Unë nuk pranoj të flas për biografitë, por historia politike të subjekteve politike është diçka tjetër. Shikojeni origjinën e subjekteve politike, shikojeni kush prej nga vjen dhe e kuptoni profilin”, tha Gashi.

Ai në këtë seancë duke iu drejtuar Albin Kurtit tha se masa e reciprocitetit nuk duhet të vendoset si akt politik.

Shala: Jam i detyruar të jap shpjegime elementare, sepse kryeministri nuk i kupton

“Sa i takon çështjes së tarifës dhe reciprocitetit unë jam i detyruar të bëj disa shpjegime elementare, sepse më duket që kryeministri nuk i kupton ose i keqkupton me qëllim. Nuk është problemi te reciprociteti edhe në një debat tjetër ju kam thënë se zgjidhja e kësaj janë ligjet. Kjo masë nuk duhet të vihet, nuk duhet të vendoset me një akt politik, sepse kthehet në një masë politike sikur tarifa dhe kthehet në një pengesë të re. Nëse kryeministri e ka parasysh këtë dhe e përdor masën e reciprocitetit për masë sigurie për integritetin territorial të Kosovës, për sovranitetin e vendit, për përfaqësim dhe për përforcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, unë kam frikë se e bën gabimin e ish-kryeministrit Haradinaj”, u shpreh ai.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari-Lila duke thënë se reciprociteti nuk duhet të kualifikohet ‘në këtë masë kështu’.

Seanca për votimin e rrëzimit të Qeverisë Kurti është duke vazhduar edhe pas dhjetë orëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat