Ja çfarë kishte deklaruar Nekibe Kelmendi pas shkarkimit nga posti i Ministres së Drejtësisë - Bota Sot
Ja çfarë kishte deklaruar Nekibe Kelmendi pas shkarkimit nga posti i Ministres së Drejtësisë

Aktuale

Ja çfarë kishte deklaruar Nekibe Kelmendi pas shkarkimit nga posti i Ministres së Drejtësisë

Nga: A.J Më: 25 mars 2020 Në ora: 21:50
Nekibe Kelmendi

E ndjera Nekibe Kelmendi dhe dikur ish ministrja e Drejtësisë ne qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së, sot në Kuvendin e Kosovës u be temë diskutimi, nëse ishte shkarkuar apo jo atë kohë nga kryeministri i vendit Hashim Thaçi.

Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së një gjë të tillë e mohoi haptas në Kuvendin e Kosovës dhe bindshëm tha që Nekibe Klemendi nuk është shkarkuar, por menjëherë pas deklaratës së  Gashit, i cili tha se Nekibe Kelmendi nuk është shkarkuar, por është tërhequr me kërkesë të LDK-së, ka reaguar vajza e Nekibe Kelmendit, avokatja Kosovare Kelmendi.

Ajo ka thënë se nëna e saj nuk është tërhequr, por është shkarkuar nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi, partia e të cilit kishte koalicion qeverisës me LDK-në.

Si dëshmi ajo ka dërguar vendimin për shkarkim të nënshkruar nga Hashim Thaçi, të datës 31 mars 2010.

Ndryshe sot, Shkarkimin e saj, si ministre e LDK-së në qeverinë të cilës i printe Hashim Thaçi, e përmendi gjatë seancës Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje, teksa ndërlidhi shkarkimin e Agim Veliut nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike nga kryeministri Albin Kurti.Por, me këtë nuk u pajtua shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se nuk ishte shkarkim por reformim i qeverisë në atë kohë nga Hashim Thaçi.  “Zonja Nekibe Kelemendi, në atë kohë, nënkryetare e LDK-së, nuk është shkarkuar kurrë nga z. Thaçi.

Por, çfarë kishte deklaruar vetë Nekibe Kelmendi në vitin 2010, kur ishte zëvendësuar në postin e ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Hashim Thaçit, dhe a e kishte pranuar ajo që të respektoj vendimin e kryesisë sepse vetë Kelmendi kishte thënë se dorëheqje nuk jep.

Gazeta Kombëtare “Bota Sot” edhe atë kohë kishte raportuar pikërisht për shkakrimin e ministres se Drejtësisë Nekibe Kelmendi e cila ka shpjeguar se si i ishte kërkuar doreheqja.

Image
"Bota Sot" kur kishte raportuar për shkakrimin e Nekibe Klemendit
Image
"Bota Sot" kur kishte raportuar për shkakrimin e Nekibe Klemendit

 

Mundesh me jep dorëheqje se ashtu po kerkojnë nderkombetaret, por Klemendi kishte thenë se jo mund të më shkarkoni dhe dua ta di arsyen” kishte thënë e ndjera Nekibe Klemendi.

Ajo një ditë më pas në intervista të ndryshme në media kishte thënë se

“Si kam me pritë, unë nuk kam lind me karrige të ministrit. E kam fituar me ndjerës, me mund, me pastërti, me kredibilitet, me viktima, me të gjitha…, dorëheqje nuk jap, por vendimin e Kryesisë e pranoj”, kishte deklaruar Nekibe Kelmendi.

Image
"Bota Sot" kur kishte raportuar për shkakrimin e Nekibe Klemendit
Image
Vendimi i shkarkimit të Nekibe Kelmendit
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat