Vjosa Osmani me fjalim të fuqishëm i del kundër LDK-së, i përgjigjet akuzave për tradhti

Aktuale

Vjosa Osmani me fjalim të fuqishëm i del kundër LDK-së, i përgjigjet akuzave për tradhti

Nga: A.J Më: 25 mars 2020 Në ora: 22:40
Vjosa Osmani

Vjosa Osmani si asnjëherë më parë ka mbajtur një fjalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës derisa i ka heshtur të gjithë.

Fjalimi në të shumtën e rasteve i është drejtuar deputetëve të LDK-së, derisa ka thenë se është kundër mocionit për rrëzimin e qeverisë.

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani tha se si kryetare e Kuvendit ka përgjegjësinë institucionale që t’iu drejtohet ngase LDK e përkrahur nga PAN-i sot ka sjellur për votim mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

Osmanit ha se ky mocion është ngritur ndaj qeverisë së ndryshimit në një vend ku politikanët, me gjasë e duan ndryshimin.

“Si kryetare e Kuvendit të Kosovës, kam përgjegjësinë institucionale që t’ju drejtohem nga kjo foltore e nga ky kuvend, ngase Lidhja Demokratike e Kosovës, e përkrahur nga PAN-i, sot ka sjellë për votim mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë suaj, ndaj qeverisë së shpresës, më të votuarës qeveri në 15 vjetët e fundit. Ky mocion është ngritur ndaj qeverisë së ndryshimit në një vend ku politikanët, me gjasë, nuk e duan ndryshimin. Ky mocion është dorëzuar në kohën kur bota po vuan dhe Europa e ka bërë moto solidaritetin mes njerëzve. Sot ne rrezikojmë ta humbim edhe atë fije solidariteti që e kemi gëzuar para pandemisë. Kjo është e pashembullt”, tha Osmani

 

Tutje ajo shtoi se ky është fjalimi që nuk do të donte ta mbante.

 

“Ky është fjalimi që nuk do të doja ta mbaja, ngase në çastin në të cilin unë po flas, Kosova dhe mbarë njerëzimi janë duke u përballur me njërën nga sfidat më të mëdha në historinë e njerëzimit, atë të virusit “Covid 19”. Në këtë çast të trishtë për njerëzimin, të cilin po e bëjmë edhe më të trishtë me mosdurimin tonë politik, me mocionin ndaj qeverisë, ëndrra për ta mbisunduar tjetrin shndërrohet në betejë meskine për pushtet, edhe atëherë kur ai pushtet është kërkon shërbëtorë sikur mantelbardhët tanë, që luftojnë për secilën jetë, për secilin njeri, për secilën fjalë”, përfundoi ajo.

Në zgjedhjen e fundit të 6 tetorit, unë isha kandidate për kryeministre të vendit. Unë e di kontratën që e kemi bërë si parti me elektoratin e LDK-së dhe ajo ka qenë: jo koalicion me PAN-in. Si politikane që ka konsistencë në qëndrimet e saj, unë jam kundër cdo marrëveshje me këto parti, unë nuk e thyej besimin e elektoratit të LDK-së për asnjë çmim.

Vjosa Osmani prapë ka përseritur se do të votoj kundër, sepse kështu votoj pro shpresës për një të nesërme më të mirë, edhe nëse të sotmen e tyre ne po e përbuzim padrjtësisht, duke e shtyrë atë buzë greminës. Ajo ka thenë se politika është mision e shërbim, nuk është mashtrim

 

“Unë do të votoj kundër, sepse kështu votoj pro shpresës për një të nesërme më të mirë, edhe nëse të sotmen e tyre ne po e përbuzim padrjtësisht, duke e shtyrë atë buzë greminës. Unë do të votoj kundër sepse qëndroj fort mbi fjalën e dhënë për ndryshim; qëndroj pranë afro dyqind mijë njerëzve të cilët e votuan partinë time dhe mua si kandidate për kryeministre, qëndroj fort mbi shpresën e njerëzve që s’dorëzohen kurrë dhe që do ta rikthejnë këtë shpresë, të cilën ne padrejtësisht po duam t’ua vrasim. Për mua politika është mision e shërbim, nuk është mashtrim. Duke respektuar besen që ia kam dhënë qytetarit në zgjedhje, unë nuk votoj asnjë mocion që e rikthen PAN-in në qeveri” ka thënë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani e cila gëzon një simpati të madhe nga gjithë elektorati i LDK-së dhe është femra më e votuar në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat