Rrëzohet Qeveria Kurti, ja çfarë thotë Dardan Molliqaj

Aktuale

Rrëzohet Qeveria Kurti, ja çfarë thotë Dardan Molliqaj

Nga: N. H Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:14
Dardan Molliqaj

Dardan Molliqaj kryetar i Partisë Socialdemokrate përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kuvendit sot i dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti.

Sipas tij, kjo qeveri qe dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit.

Ja shkrimi i tij:

Sot Kuvendi mori vendim të drejtë. I dha fund qeverisjes së shkurtër por të rrezikshme të Albin Kurtit.

I dha fund qeverisë që s'kishte program progresiv për ekonomi e për barazi;

I dha fund qeverisë që nuk kishte plan për dialogun dhe rrezikoi seriozisht marrëdhëniet me SHBA;

I dha fund qeverisë që mbi të gjitha e kishte pushtetin absolut të liderit dhe që e shfrytëzoi pandeminë për konsolidim të këtij pushteti. Edhe duke e shkelur kushtetutën.

I dha fund qeverisë që rrezikonte demokracinë e vendit duke linçuar e akuzuar këdo që mendonte ndryshe prej tyre;

Kjo qeveri qe dha shpresën e rrejshme për ndryshim, braktisi ndryshimin për pushtetin e liderit. Braktisi qytetarët në një kohë të vështirë, sepse protagonizmi kishte më shumë rëndësi.

Albin Kurti shkoi sepse deshti totalitarizëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat