Djali i Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit, këtë ia atribuon babait të tij

Aktuale

Djali i Thaçit i gëzohet rrëzimit të Kurtit, këtë ia atribuon babait të tij

Më: 25 mars 2020 Në ora: 23:17
Endrit Thaçi

Pas 50 ditësh si kryeministër Albin Kurti u rrëzua  me mocion mosbesimi nga partneri i tij qeverisës LDK, përkrahur edhe nga partitë opozitare.

Ndër arsyet pse erdhi deri te rrëzimi i Qeverisë, Kurti disa herë ka përmendur presidentin e vendit, Hashim Thaçin dhe marrëveshjen  për ndarjen e territoreve që ai aludon se është gati dhe pritet të nënshkruhet në Amerikë.

Rrëzimit të kryeministrit Kurti me sa duket i është gëzuar djali i Presidentit Thaçi, Endrit Thaçi. Ai menjëherë pas kalimit të mocionit të mosbesimit në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një foto, ku presidenti Thaçi shihet duke krasitur pemët por që në tehun e gërshërëve është Albin Kurti.

Kujtojmë se kjo foto ishte postuar ditë më parë nga presidenti Thaçi dhe ishte parë si paralajmërim për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat