Reagon Bytyçi: Ky zyrtar i LDK-së më akuzoi për spiunllëk te Vetëvendosja – jep paralajmërimin se çfarë do të ndodhë nga nesër

Aktuale

Reagon Bytyçi: Ky zyrtar i LDK-së më akuzoi për spiunllëk te Vetëvendosja – jep paralajmërimin se çfarë do të ndodhë nga nesër

Nga: N. H Më: 26 mars 2020 Në ora: 00:00
LDK

Përmes një shkrimi autorial të publikuar në llogarinë e tij në Facebook, profesori ndërkombëtar, prof. dr. Enver Bytyçi, ka deklaruar se gjatë ditës përmes disa statuseve ka tentuar të ndikojë sado pak për ta ndaluar votimin e mocionit për qeverinë e Kosovës.

Madje, për shkak të kësaj, ai thotë se një debat me një prej figurave të Lidhjes Demokratike, Fadil Kajtazi, ky i fundit arriti të shkruajë e ta akuzojë Bytyçin për spiunllëk të LDK-së te Vetëvendosja.

“Sot kam shkruar disa statuse, në të cilat kam tentuar të ndikoj sado pak për ta ndaluar votimin e mocionit për qeverinë e Kosovës. Në një debat me një prej figurave të Lidhjes Demokratike, të cilin e kam mik real e jo virtual, Fadil Kajtazin, ky i fundit arriti të shkruajë e të më akuzojë për spiunllëk të LDK-së te Vetëvendosja. Madje caktoi edhe vitin kur e kisha filluar unë spiunimin e LDK-së te Vetëvendosja, sipas tij nga viti 2011”, shkruan ai.

Në këtë shkrim të gjatë, Bytyçi edhe ka një paralajmërim, ku thotë se prej nesër do të blihen stilolapsët më të shtrenjtë në treg, me të cilët do të nënshkruhet marrëveshja e gatshme për ndarjen e Kosovës.

Ja shkrimi i tij i gjatë:

Image
Prof. dr. Enver Bytyçi

Sot kam shkruar disa statuse, në të cilat kam tentuar të ndikoj sado pak për ta ndaluar votimin e mocionit për qeverinë e Kosovës. Në një debat me një prej figurave të Lidhjes Demokratike, të cilin e kam mik real e jo virtual, Fadil Kajtazin, ky i fundit arriti të shkruajë e të më akuzojë për spiunllëk të LDK-së te Vetëvendosja. Madje caktoi edhe vitin kur e kisha filluar unë spiunimin e LDK-së te Vetëvendosja, sipas tij nga viti 2011! Eshtë e kotë t’u mbush mendjen militantëve të partive se pse kërkova me këmbëngulje evitimin e këtij mocioni. Ka vetëm një arsye – të evitohet nënshkrimi i një marrëveshje për shkëmbim territoresh nën trysninë e ambasadorit Grenell nga ana e Hashim Thaçit.

Në këto momente vendimi u mor. Mora të shkruaj jo për të vajtuar Albin Kurtin, as Vjosa Osmanin. Por për ta paralajmëruar opinionin publik në Kosovë e jashtë saj. Prej nesër do të blihen stilolapsët më të shtrenjtë në treg, me të cilët do të nënshkruhet marrëveshja e gatshme për ndarjen e Kosovës. Kriza e qeverisjes u shkaktua qëllimisht në kohë të epidemisë e pandemisë së koronaviruesit, sepse pas nënshkrimit të marrëveshjes pritej të bëheshin protesta në Kosovë kundër presidentit Thaçi dhe kundër marrëveshjes së imponuar. Në kushtet e pandemisë ekzekutorët e shtetësisë dhe integritetit territorial të vendit besojnë se nuk mund të bëhen protesta. Do të gjendet ndonjë mundësi që të vendoset edhe gjendja e jashtëzakonshme, me qëllim që të legjitimohet përdorimi i policisë dhe ushtrisë kundër revoltës popullore, nëse ajo ndodh.

Marrëveshja do të shitet si “ndarje me Serbinë”, si “përfitime në ekonomi”, si “gjest kurajoz i politikanëve që kanë përgjegjësi”, si heqje qafe e gangrenës së lënë qëllimisht me emrin “Veriu i Kosovës”, si “evitim i krijimit të bashkësisë së komunave serbe”, si “fitore me pranimin në OKB”, etj. Ata që kanë ndërtuar vekshin, ia kanë vënë atij edhe bishtin. Por ajo që do të mbetet ka të bëjë me faktin se Kosova kurrë më nuk do të mundë të kërkojë të rivendosë një padrejtësi, marrjen me dhunë të një pjese të territorit të Kosovës. Kjo sepse do të jetë vetë presidenti i vendit, ai që do ta firmosë me dëshirë të madhe copëtimin e vendit të tij dhe shpërbërjen e shtetit të tij.

Vota për rrëzimin e qeverisë Kurti ndoshta do të dalë për së mbari për Kosovën. Në gjendje të jashtëzakonshme të shpallur nga Milosheviçi kanë lindur dhe janë zhvilluar lëvizjet më të fuqishme të shqiptarëve të Kosovës për liri e pavarësi. Vjeshta e vitit 1988 dhe viti 1989 janë kohët e arta të përfshirjes masive të të gjithë Kosovës në këto protesta. Edhe tani, besoj se pavarësisht gjendjes së jashtëzakonshme, Kosova do të ketë burra e gra, të rinj e të reja, studentë e profesorë, të cilët do ta ndjejnë përgjegjësinë që ata kanë për integritetin territorial dhe shtetësinë e Kosovës dhe do të vihen në krye të lëvizjeve për liri, dinjitet, integritet dhe atdhe!

Edhe diçka: Mos u gënjeni, nëse ju thonë se pas ndarjes “keni të drejtë të bashkoheni me Shqipërinë”! Ju garantoj se pas një viti nga dita e bashkimit do të kërkoni përsëri të ndaheni! Shqipëria nuk po mban qytetarët e saj të sotëm, jo më do t’u mbajë edhe ju. Tirana do t’ju diskriminojë politikisht e nga pikëpamja sociale në atë masë, sa ju nuk do të mund ta duroni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat